Pse m’u ktheve prap

Skënder Berisha

U praptuan të gjitha udhët
Dhe u mundove të shlyesh
Gjithë a të që u shtresua
Tash e sa mot

Në skaj të molit të vetmuar
Pulëbardha e vetmuar
Nuk na ka parë që kohë
Ani se vje e lodhur e kot

Nuk na gjen më si moti
Strukur në njëri-tjetrin
Ashtu shtruar
Në valët e detit

Anise i flisnim vetëm vetit
Dhe luteshim që pulëbardhat
Të dynden atypari
Pak për ne edhe për veti

E di se shumëçka treti
Këndej dhe matanë detit
E vjetët u paluan
Si palon veshët dhelpëra

Tash pak kohë mbeti
U rrëxua edhe plepi
Që na vërejti
U tret edhe ai i vërteti

Tash valë hedh përditë deti
Në rërë shkrimi i vjetër treti
Më kujtohet Buzuku i shkreti
Që shkroi e nuk reshti

Po e ndez një po pi një edhe një
Deri kur t’më varret plaga
Ç’nuk thotë sot mendja
Që përkundet në ëndrra

tetor 2022

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit