PSG nuk i rinovon kontratën belgut, “buzëqesh” Mourinho

Tottenham ka nisur negociatat me Thomas Meunier. “L’Equipe” raporton klubi i Premier League është shumë i interesuar për Meunier, por 28-vjeçari preferon akoma të qëndrojë te PSG.

Megjithatë, problem mbetet kontrata, e cila skadon në qershor. Thomas Tuchel nuk është një admirues i lojtarit dhe i ka kërkuar klubit të mos i rinovojë kontratën.

Nëse Meunier largohet, PSG do të mbetet me vetëm një mbrojtës të djathtë, lojtarin e akademisë Colin Dagba. Si pasojë, braziliani Leonardo ka filluar bisedimet me lojtarin e Rennes, Hamari Traore dhe futbollistin e Lazios, Adam Marusic.

PSG nuk i rinovon kontratën belgut, “buzëqesh” Mourinho - Abc News

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit