10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Pushimi vjetor i gjyqtares shtyn gjykimin e ish-policit, Fatmir Gjurgjealit

Mungesa e anëtares së trupit gjykues, Sadije Selamani, e cila ishte në pushim vjetor, ka bërë që të shtyhet seanca në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj ish-zyrtarit policor i cili akuzohet për vepër penale të zbulimit të fshehtësive zyrtare.

Kryetarja e trupit gjykues kishte siguruar një anëtar tjetër për trup gjykues, mirëpo me këtë nuk u pajtua mbrojtja dhe prokurori, ngase në këtë situatë procedura do të duhej të fillonte nga e para.

“Lidhur me ndryshimin e trupit gjykues më duhet të theksojë se në këtë fazë çfarëdo ndryshimi i trupit gjykues do të ndikojë në kontinuicitetin e rrjedhës së procedurës”, tha avokati Nevzati.

Avokati Nevzati dhe prokurori i krimeve të rënda Bajram Hamitaga, thanë se më mirë është të shtyhet seanca sesa të fillohet gjithçka nga e para.

“Më e arsyeshme është që shqyrtimi i sotëm gjyqësor të shtyhet për pak ditë, me kusht që i njëjti të caktohet brenda muajit shtator”, tha prokurori Hamitaga.

Pas propozimeve të mbrojtjes dhe prokurorit të shtetit, trupi gjykues shtyu seancën dhe për ta vazhduar atë më 25 shtator me trupin e njëjtë gjykues.

Aktakuza ndaj Fatmir Gjurgjealit e ngritur në maj të vitit 2012 nga Prokuroria Themelore e Prizrenit e ngarkon atë se nga viti 2009 në vazhdimësi, në cilësinë e mbikëqyrësit të zyrës dhe zëvendësshefit të Njësisë së Inteligjencës Kriminale Rajonale në Prizren, pa autorizim i ka dërguar informacione një shtetasi të huaj.

Sipas prokurorisë, këto informacione Gjurgjeali, në mënyrë elektronike i ka bartur fillimisht në e-mailet e tij privatë, e pastaj ua ka mundësuar personave të paautorizuar të kenë qasje në këto dosje./kallxo.com/

Më Shumë

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Malisheva nderon Nysret Hotin për kontribut në arsimin shqip në mërgatë

Kryetari i Komunës së Malishevës ka ndarë mirënjohje për afaristin dhe mërgimtarin, njëherësh këshilltar komunal në Gründau të Gjermanisë, Nysret Hoti, për kontributin e...

Lajmet e Fundit