12.9 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Pushtetarët nuk po e duan shtetin ligjor në Kosovë

Politikanët në shërbim të oligarkëve të kriminalizuar dhe kundër interesave të shtetit

Badallaj: Mungesa e përgjegjshmërisë është e rrënjosur në kulturën udhëheqëse

“Sot në Kosovë për dështim nuk jep askush dorëheqje, nuk japin dorëheqje as për vjedhje, as për akuza, as për plagjiatura, me një fjalë politikani i sotëm në Kosovë është i papërgjegjshëm ndaj fjalës së tij, ndaj veprimit të tij dhe ndaj elektoratit, sepse ndryshe ka premtuar e krejtësisht ndryshe po vepron”, shprehet analisti Shefqet Dibrani

Llogaridhënia, dorëheqjet dhe ndëshkueshmëria janë veprime të munguara në Kosovë dhe ndër vite populli nuk ka reflektuar me votën e vet, duke i votuar të njëjtit. E në fakt politikanët sapo i marrin votat, të habitur pas luksit, nuk duan t’ia dinë për llogaridhënie e as për premtime e gënjeshtra. Edhe pse ky pushtet ka dështuar në të gjitha segmentet, askush nuk ofron dorëheqje, e mos të flasim për ndëshkueshmëri, që nuk ekziston fare, sikur Kosova të mos kishte fare ligj dhe as gjyqësor e prokurori.

Kjo kastë politike në pushtet, e cila na çon drejt greminës, është mësuar me dështimin, degradimin dhe nuk e ndien fare veten përgjegjëse për këtë situatë të rëndë dhe gati pa shtegdalje, në të cilën e kanë katandisur popullin dhe vendin në përgjithësi. Analistët mendojnë se është momenti i fundit që kjo klasë e korruptuar politike të lëshojë rrugë që vendi të shkojë drejt BE-së, kurse ata të ulen në bankën e të akuzuarve për dëmet që ia kanë shkaktuar vendit. Ishdeputetja e Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani, thotë se llogaridhënia, dorëheqjet dhe ndëshkueshmëria janë veprime të munguara në Kosovë, për arsye se mungojnë morali politik dhe etika profesionale.

“Ndëshkimi s’po vjen as nga qytetari, sepse është në gjendje të keqe e të rëndë ekonomiko-sociale, me të cilën po luhet me fatin e tyre. Askush nuk do t’ia dijë për llogaridhënie, e kjo çështje specifikohet edhe në Raportin e Progresit për Kosovën. Askush nuk do t’ia dijë për dorëheqje, e mos të flasim për ndëshkueshmëri, që nuk ekziston fare”, shprehet ajo./kosoa sot/

Më Shumë

Dogana e Kosovës sekuestron mallra të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë, me vlerë rreth 8,000 euro

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, janë evidentuar dy raste të ndryshme të tentativave për kalim...

Biletat për ndeshjen Bashkimi – Cibona dalin nesër në shitje

Klubi i Bashkimit ka njoftuar se nesër, nga ora 11:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen kundër ekipit kroat Cibona Zagreb, e...

Lajmet e Fundit