Pushteti i biznesmenëve

biznesmen-euml-t-n-euml-ldquo-shitje-rdquo_hdEkspertët vlerësojnë se në Kosovë veprojnë dy kategori të biznesmenëve – pronarët e kompanive private dhe politikanët që janë bërë biznesmenë, duke shfrytëzuar instrumentet dhe fuqinë e pushtetit.

Përfitimet personale dhe fuqizimi i bizneseve të tyre, përkatësisht arritja më e lehtë te tenderët publikë shihen ndër arsyet edhe të akomodimit të afaristëve në subjekte politike. Po për të njëjtat arsye thuhet se po bëhet edhe lufta për pushtet në mes partive politike, shkruan Koha Ditore.

“Pikërisht tani, ata (biznesmenët v.j.) shikojnë mundësinë për ta gjetur veten dhe për t’u u futur në struktura politike me qëllim që nesër të mund të vijnë te strukturat shtetërore, dhe jo për ta ndihmuar Kosovën, por për t’u siguruar kushte më të mira bizneseve të tyre”, ka thënë profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Musa Limani.

Më Shumë

Shqipëria fiton derbin shqiptar në Prizren, Kosova ndërlikon rrugën drejt EuroBasket 2029

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 89:82 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren,...

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit