23.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Putin fitoi mbi 70% të votave

Rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale në Rusi tregojnë se Vladimir Putin do ta udhëheqë këtë vend edhe për gjashtë vjet të tjera.

Me votat e numëruara deri më tash, Putin ka siguruar 73.9 përqind të tyre, duke mundur lehtë konkurrentin më të afërt.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i Partisë Komuniste, Pavel Grudinin, ka dalë i dyti me 15.7 përqind të votave, i ndjekur nga ultranacionalisti Vladimir Zhirinovsky me 6.9 përqind dhe gazetarja Ksenia Sobchak me 1.3 përqind. Katër kandidatët e tjerë kanë marrë më pak se 1 përqind.

Udhëheqësi kryesor i opozitës, Alexei Navalny, nuk është lejuar të garojë në zgjedhje.

Sipas medieve ruse, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 63.7 përqind – më e ulët se në zgjedhjet e vitit 2012.

Fushata e Putinit ka shpresuar për pjesëmarrje më të madhe që do t’i jepte atij mandatin më të fuqishëm të mundshëm.

Duke hedhur votën e tij në Moskë, Putin ka thënë se “çdo” rezultat që i lejon atij të vazhdojë si president, do të ishte një “sukses”.

“Jam i sigurt se programi që ofroj unë, është i duhuri”, ka thënë Putin.

Videot e postuara në mediet sociale kanë treguar parregullsi në disa qytete në Rusi. Sipas disa pamjeve, zyrtarët zgjedhorë i kanë mbushur kutitë me fletëvotime.

Por, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, shefja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, ka thënë se nuk ka pasur shkelje të rënda.

Me vlerësime të larta dhe me kontroll në të gjitha nivelet e pushtetit, Putin është pritur t’i fitojë zgjedhjet.

Ai është zgjedhur për herë të parë president i Rusisë në vitin 2000, pasi presidenti Boris Yeltsin ka dhënë dorëheqje në ditën e fundit të vitit 1999 dhe e ka bërë atë ushtrues detyre.

Që nga ajo kohë, Putin ka qenë në pushtet herë si president, herë si kryeministër.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/putin-fitoi-mbi-70-te-votave-513229/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Lajmet e Fundit