25.9 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Qamil Kronin e largojnë nga pozita shkaku i hetimeve për dyshimet se ndryshoi një gjobë

Qamil Kroni, Komandant i Stacionit Policor të Prizrenit, me gradën major, tash e tutje nuk do të jetë më në këtë pozitë.

Kjo për shkak të procedurës disiplinore që është duke u zhvilluar ndaj tij, pasi që i njëjti dyshohet se bashkë me komandantin e nënstacionit policor të Zhurit, Ziber Susurin, kanë ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit, të cilat kanë njoftuar se Kroni tashmë është caktuar Shef i resurseve të burimeve njerëzore në rajonin e Prizrenit.

Kroni dhe Susuri ishin suspenduar në prill të këtij viti, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim ndikimi”.

Por më 9 gusht atyre u është ndërprerë suspendimi i parakohshëm dhe që të dy u rikthyen në punë, shkruan Sinjali.

Dy eprorët policorë dyshohen se kanë ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik, duke ndryshuar nenin dhe paragrafin, e më pas edhe gjobën.

Ata dyshohen ia kanë ulur dënimin kundërvajtëses nga 200 euro në 50 euro, si dhe ia kanë kthyer patentë shoferin që i ishte konfiskuar nga policia.

Gjatë ndërhyrjes së paautorizuar, të njëjtit dyshohen se ia kanë larguar edhe pikët negative të shqiptuara, si dhe kanë revokuar ndalesa për vozitje dhe konfiskimin e patentë shoferit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Një jetë e shpëtuar, një falënderim i përjetshëm: Historia e Burim Ninajt dhe mjekut të UÇK-së, Dr. Halil Cikaj

Një fotografi e zverdhur nga koha, por e gjallë në kujtesën e atyre që e përjetuan, flet më shumë se mijëra fjalë. Në të,...

Rexhbeçaj: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

Elvis Rexhbeçaj mbrëmë ka qenë protagonist në fitoren e madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë. Dardanët mundën Suedinë, me rezultat 2-0 në ‘Fadil Vokrri’,...

Lajmet e Fundit