10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Qeriqi: Politika po ndërhyn në polici dhe gjyqësor

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi nuk ka pranuar të jap ndonjë deklaratë për policinë, kur është paraqitur sot në orën 9:00, në stacionin numër 2 të forcave të rendit në Prishtinë.

Ai ka konfirmuar se ishte ftuar për intervistë lidhur me protestën e veteranëve të UÇK-së të datës 7 gusht të këtij muaji, si organizator dhe dëshmitar.

“Nuk kam pranuar që të japë deklaratën, nuk do të japë një të tillë edhe nëse më thërrasin vetëm në cilësinë e organizatorit. Nuk do të flasë për ish bashkëluftëtarët e mi”, ka thënë ai në një prononcim për “Klan Kosova”.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se pas refuzimit për të dhënë deklaratën e tij, është njoftuar se mund të ketë pasoja.

“Më kanë lexuar disa nene duke më thënë se mund të kem pasoja për këtë por kjo nuk ka rëndësi për mua, nuk frikësohem”, ka deklaruar Qeriqi.

“Jam krenar për punën sado të vogël që bëj”, është shprehur ai. Qeriqi ka shtuar se edhe arrestimi i tij, në protestën e fundit të veteranëve të UÇK-së, por edhe kjo thirrje për intervistë, është ndërhyrje e pastër politike. “Politika po ndërhyn në polici dhe gjyqësor”, ka thënë ai.

“Edhe arrestimi im ishte politik, më kanë arrestuar për mbajtje 48 orëshe por më pas më kanë liruar pas 25 – 26 orëve me vetëm një urdhër për lirim pa asnjë arsyetim”, ka treguar Qeriqi.

Ai ka thënë se është për respektim të rendit e ligjit, “por jo në këtë mënyrë, gjyqësori dhe policia duhet të jenë të pavarura”. Qeriqi bërë me dije se është duke u përgatitur një organizim edhe më i madh për të shprehur, siç tha, pakënaqësitë e ish-luftëtarëve të UÇK-së, për gjendjen e të cilëve këmbënguli se është e rëndë.

Më Shumë

Rahoveci hap konsultimet publike për ndryshimin e rregullores së taksave komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e rregullores për taksa komunale në Komunën e Rahovecit. Gjatë takimit janë diskutuar...

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

Delirium

Lajmet e Fundit