30.1 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Qeveri teknike

QeveriaKosoves-NdertesaKrijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse po shihet si opsioni më i mirë për dalje nga kriza politike në të cilën është futur vendi. Gjithëpërfshirjen e ka përmendur ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson, në paraqitjen e fundit për medie. Por krijimi i një qeverie të tillë po vlerësohet e padobishme për Kosovën në këtë kohë.

Njohës të çështjeve politike në vend thonë se hendeku në mes të dy taborëve politike është bërë shumë i madh, andaj sipas tyre, nuk është e drejt që të kërkohet një qeveri gjithëpërfshirëse. Dalja nga kriza, sipas tyre mund të bëhet përmes krijimit të një qeverie teknike me mandat të shkurtuar, shkruan Tribuna.

Artan Muhaxhiri, vlerëson se ideja me e mirë do ishte që të krijohej një qeveri e përkohshme me afat të caktuar. Kjo qeveri sipas tij, do të përbëhej prej njerëzve të cilët nuk janë figura kryesore të partive politike.

“Por problemi mbetet te ajo që nëse kjo qeveri do të ishte e aftë të përballonte themelimin e Gjykatës Speciale, pasi për themelimin e saj nevojiten njerëz të cilët janë të guximshëm për të marrë vendime të mëdha”, ka thënë Muhaxhiri.

Sipas tij, edhe heqja dorë e Bllokut nga pozita e kryeparlamentarit, nuk ia garanton këtij koalicioni se do ta fitojnë të drejtën e krijimin të qeverisë së re.

“Blloku duhet ta bind fillimisht bashkësinë ndërkombëtare dhe presidenten Atifete Jahjaga se do të formoj një qeveri stabile. Por deklaratat e fundit të përfaqësuesve të Listës serbe se nuk do të hyjë në qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, tregon se një qeverisje e tillë mund të jetë shumë delikate”, ka thënë Muhaxhiri.

Mendim krejt tjetër, analisti politik, Nexhmedin Spahiu. Ai mendon se vendit nuk i duhet as qeveria teknike e as ajo gjithëpërfshirëse.

“Qeveri teknike është që të vazhdohet gjendja çfarë është, ndërsa qeveri gjithëpërfshirëse do të thotë që të mbytet demokracia, duke mos pasur opozitë”, ka thënë Spahiu.

Më Shumë

Kujtohet poeti Xhevdet Bajraj – ora letrare në Rahovec mbledh artdashës nga mbarë vendi

Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj” nga Rahoveci organizoi mbrëmë një orë letrare përkujtimore kushtuar poetit të shquar Xhevdet Bajraj, në nderim të jetës dhe veprës...

Zafir Berisha synon Prizrenin me Bashkimin Demokratik

Pas dështimit për të siguruar postin e kryetarit të Prizrenit me Nismën Socialdemokrate në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Zafir Berisha ka vendosur ta...

Lajmet e Fundit