4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Qeveria diskriminon studentët

Studentet-Testet e gjermanishtesVendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e tarifave të shkollimit për studentët e universiteteve publike të Kosovës që përfshin dhe zbritjen e semestrit për studentët e masterit nga 300 euro në 150 euro, nuk po zbatohet për të gjithë studentët njësoj.

Ankesat e studentëve të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës si dhe në Universitetin e Prizrenit ku ka filluar së pari t’iu kërkohet studentëve të paguajnë nga 300 euro për semestër dhe jo 150, nuk shihet si shkelje nga ana e Rektoratit.Adem Beha, këshilltar i rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu ka thënë se obligimi për të paguar semestrin prej 300 eurove ju takon studentëve të gjeneratave më të vjetra para se të merrej ky vendim, si dhe atyre që nuk kanë paguar semestrin e vitit të kaluar për shkak të neglizhencës së tyre.

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Liria falënderon Prizrenin për mbështetjen masive

FC Liria ka falënderuar qytetarët e Prizrenit dhe tifozët për përkrahjen e jashtëzakonshme në ndeshjen e fundit, ku stadiumi ishte i mbushur me mbi...

Lajmet e Fundit