4.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Qeveria miraton pakon për rimëkëmbje ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro, 40 milionë ndahen për vaksina

Sipas Murati, kjo pako është e përfshirë në buxhetin e rishikuar të cilin e kaloi qeveria në mbledhjen e mbajtur sot ndërsa shuma e përgjithshme e pakos së ringjalljes ekonomike është 420 milionë euro, ku financimi nga të hyrat buxhetore është 190 milionë euro ndërsa 230 milionë euro të tjera janë nga huamarrja.

Masat janë të ndara në pesë kategori duke filluar me mbështetjen e punësimit, e cila kapë vlerën prej 50 milionë euro intervenim direkt.

Grupit tjetër i masave ka të bëjë me ringjalljen e ekonomisë dhe të prodhimit që dedikohet për bizneset dhe kapë vlerën prej 108 milionë euro, kurse grupi i  tretë i masave  ka të bëjë për familjen dhe kap shifrën e 50 milionë euro në tërësi.

Grupit i katër i masave në këtë pako është i destinuar për mbështetjen për shërbimet publike në vlerë prej 112 milionë euro, ku 40 milionë euro janë të ndara për blerjen e vaksinave në luftën kundër pandemisë COVID-19.

“Këtu kemi mbështetjen për shëndetësinë, ku 40 milionë euro janë të ndara  për blerjen e vaksinave për luftën kundër pandemisë, tetë milionë euro të tjera janë të dedikuara për blerjen e barnave esenciale në kuadër të ShSKUK-së dhe janë rreth pesë milionë euro të tjera të cilat janë të ndara për mbulimin e kostos së shpenzimeve për specializantë të rinjë, pra gjithsej 53 milionë euro”, është shprehur Murati në konferencë për media, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, grupi i fundit i masave ka të bëjë me investimin në infrastrukturë dhe ambient që në tërësi ka vlerë  100 milionë euro.

Më Shumë

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Ilaz Osmanaj, 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura në Prizren

Mbrëmjen e së mërkurës, një aksident me fatalitet ngjau në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.   Si pasojë, i vdekur mbeti një këmbësor, 34-vjeçari Ilaz Osmanaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Familjarët...

Lajmet e Fundit