0.5 C
Prizren
E enjte, 21 Janar, 2021

Qeveria mund të zgjerohet edhe me PDK-në pas ngritjes së aktakuzave

Unifikimi të cilin e kërkoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka të bëjë me shmangien e zgjedhjeve dhe një krize institucionale në rast se i konfirmohet aktakuza për krime lufte presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-s, Kadri Veseli.

Burime të KOHËS brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se skenari i diskutuar me partitë në pushtet ka qenë zgjerimi i koalicionit aktual duke e përfshirë edhe Partinë Demokratike, së cilës do t’i takonte e drejta e propozimit të emrit për postin e presidentit dhe katër ministri.

“Ideja është që nëse i konfirmohet aktakuza Thaçit, ai të ofrojë dorëheqjen ashtu siç ka paralajmëruar dhe legjislatura aktuale e Kuvendit që ta zgjedhë presidentin e ri, që pritet të propozohet nga PDK-ja. Kjo parti po ashtu mund t’i marrë së paku katër ministri në qeverinë Hoti. Kjo bëhet me qëllimin që të shmangen zgjedhjet eventuale dhe Qeveria ta vazhdojë mandatin në kohën kur fillojnë gjykimet në Hagë”, ka thënë burimi, shkruan KOHA Ditore.

Në lidhje me këtë opsion gazeta ka pyetur në PDK dhe ka kontaktuar zyrtarë të lartë të saj, përfshirë zëvendëskryetarin Enver Hoxhaj e Memli Krasniqin, që është nënkryetar i Kuvendit nga radhët e kësaj partie, si dhe zëdhënësin Avni Bytyqi. Por nuk janë përgjigjur. Një ditë më herët Bytyqi u ka thënë mediave se PDK-ja është parti opozitare dhe deri më tani nuk është diskutuar tema e hyrjes në qeveri “në asnjë nivel vendimmarrës të partisë”.

Përfshirja eventuale e PDK-së në koalicionin të cilit i prin kryeministri Avdullah Hoti nuk është diskutuar as në organet e LDK-së. Gazeta ka kontaktuar dy prej nënkryetarëve të kësaj partie, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova. I pyetur për skenarin e diskutuar dhe mundësinë e përfshirjes së PDK-së, Haziri ka thënë: “Nuk kam qenë në takim me Edin kësaj here, më vjen keq që nuk mund të them asgjë”.

Ndërkaq Rugova nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo çështje të ngrihet për diskutim në të ardhmen, brenda strukturave të partisë. Ai po ashtu personalisht është shprehur kundër vendosjes së vijave të kuqe.

“Unë nuk jap deklarata pa u marrë një vendim në Kryesinë e LDK-së ose në Këshillin e Përgjithshëm. Në këtë fazë krejt këto mund të jenë spekulime. Brenda subjektit nuk është diskutuar ende kjo çështje”, ka thënë Rugova.

- Advertisement -

Më Shumë

Aksident i rëndë në Prizren, dy persona bëhen për spital

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur në Prizren të mërkurën rreth orës 19:15, raporton PrizrenPress. Sipas policisë, si pasoj i këtij aksidenti...

Jasharaj flet rreth pagës shtesë për arsimtarët: Presim që marrëveshja me Qeverinë të bëhet deri në fund të javës

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin në detyrë...

Ponte triumfon ndaj Vëllaznimit

Skuadra e Ponte Prizrenit është kthyer te fitorja pas humbjes javën e shkuar nga Golden Eagle Ylli në kuadër të Superligës së Kosovës. Ekipi prizrenas...

“Çohu nga karrigia nëse ke akuza ndaj produksionit” – PërPuthen i jep ultimatum Ledianës

“Mu duk si e futur pas shpine”, kështu tha Lediana kur kuptoi se kamerat ne takimin e saj me Mevlanin ishin ndezur. Por kjo akuzë...

PDK-ja në Prizren: Nezir Çoçaj ishte luftëtar i dalluar i UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren i ka dalë në mbrojtje kandidatit për deputet, Nezir Çoçajt, i cili është ftuar nga Gjykata Speciale. “Nezir Çoçaj,...

Lista e plotë e AAK’së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),. Kësaj liste i prin kreu i...

Nezir Çoçaj propozohet kandidat për deputet

Partia Demokratike e Kosovës në Has ka propozuar Nezir Çoçajn për deputet të Kuvendit, në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Kryetari i degës...

Këto janë vendimet e para që pritet t’i marrë Bideni si president i SHBA’së

Në Uashington të Shteteve të Bashkuara të mëkurën (20 janar) do të bëhet inaugurimi i presidentit të 46-të të vendit, demokratit, Joe Biden. Ai...

Emërohet drejtori i ri i Kadastrit në Komunën e Mamushës

Kryetari i Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se ka emëruar Drejtorin e ri të Urbanizmit dhe Kadastrit. Krasniç ka njoftuar se drejtori i ri është...

Morina-Biffar: Lista e kandidatëve të LDK-së, më e mira për Prizrenin

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren beson se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të dalë me rezultat të mirë. Zëdhënësja e LDK-së në Prizren,...

3 kushtet e reja për tu bërë pjesë e Policisë, kush ka tatuazh nuk do pranohet kurrë

Kush ka tatuazh në pjesët e dukshme të trupit nuk do të pranohet kurrë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Kështu parashikojnë...

Prokuroria kërkon dënimin, ndërsa mbrojtja kërkon lirimin e Zenel Ahmetaj dhe Ertan Simitqi të akuzuar për korrupsion

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, janë dhënë fjalët përfundimtar ndaj Zenel Ahmetaj dhe Ertan Simitqi, të akuzuar për korrupsion në kohën sa...

Kylie ngrit temperaturat duke pozuar në bikine

Kylie Jenner duket mahnitëse në fotografitë e fundit. Ylli televiziv, Kylie Jenner, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me veprimet që bën si ajo...

Edhe Snapchat ia bllokon llogarinë e Trumpit

Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump i është ndaluar llogaria nga Snapchat, sipas një deklarate nga platforma, raporton CNN. “Në interes të sigurisë publike dhe bazuar...

Zyrtare: Golden Eagle Ylli transferon Gëzim Morinën

Basketbolli kosovar ka nisur të jap shenja të mira. Sot skuadra e Golden Eagle Yllit ka zyrtarizuar basketbollisti e njoh kosovar Gëzim Morina. Morina që...

Të gjitha transferimet në basketboll

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme. Golden Eagle Ylli ka rikthyer dy basketbollistët e Kosovës në Superligë, Erjon Kastratin...

Lajmet e Fundit