20.6 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Qeveria rehaton klanet për qëllime elektorale

Riformatimi i Qeverisë, i paraparë të ndodhë në fillim të javës që vjen, sipas analistëve dhe njohësve të kësaj fushe, por edhe opozitarëve të vendit, nuk do të sjellë ndonjë ndryshim në qeverisje, pos akomodim të figurave politike dhe të klaneve të interesit të inkriminuar, derisa sipas tyre edhe emërimi i zv.kryeministrit Ramiz Kelmendi tregoi qartë se çka nënkupton me riformatim kjo Qeveri, jo ndryshim i modelit aktual të qeverisjes së keqe, por vetëm akomodim edhe të figurave të dyshimta për interesa elektorale- kriminale për zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshmet. Ndaj është shtruar edhe çështja se a do të jetë riformatimi edhe një vazhdim i agonisë së qytetarëve të pashpresë me këtë keqqeverisje të inkriminuar edhe për disa vite të tjera?

Analisti Naim Kelmendi në një prononcim për gazetën, “Kosova Sot”, ka thënë se kjo Qeveri asfarë riformatimi kualitativ nuk e ka ndërmend të bëjë, pos që është edhe një lojë dhe një farsë tjetër para qytetarëve, për të larguar vëmendjen nga çështjet esenciale dhe dështimeve të saj në shumë çështje e tema me interes për vendin.

“Këto trumbetime të Qeverisë për një riformatim, janë vetëm farsë e Qeverisë, sa për të thënë se kinse po bëhet ndonjë riformatim për interesa të qytetarit apo për ndonjë kualitet të qeverisjes. Por, ky koalicion qeverisës ka shumë probleme në qeverisjen e kësaj periudhe sa është në pushtet, mbase tashmë së fundmi kanë edhe kundërthënie dhe mospajtime si partnerë në koalicion edhe për buxhetin e shtetit për vitit 2017 etj, e që duket se nuk do ta kenë të gjatë qeverisjen. Këta kanë degraduar në shumë aspekte, dhe sikur janë edhe vetë të vetëdijshëm se kanë humbur legjitimitetin e qeverisjes dhe kanë humbur besimin e qytetarit. “Veprimtarinë e vet në rend të parë e kanë interesin klanor dhe të njerëzve të saj për t’i akomoduar nëpër resorë të pushtetit, sesa të krijojë diçka qenësore për interesat e qytetarit dhe kualitetin e mirëqenien e jetës së tij, assesi. Formatimi i kësaj Qeverie do të ishte në pakësimin e disa dikastereve qeveritare, pra të disa ministrive apo personelit ministror nëpër disa ministri, duke reduktuar kështu edhe harxhimet e buxhetit, që të jetë sa më funksionale puna e ministrive, e jo me kaq resorë e ministri, që më shumë harxhojnë buxhetin e shtetit sesa janë të dobishme dhe në dobi të qeverisjes së vendit”, ka vijuar më tej ai.

Kelmendi thotë se nuk mund të quhet riformatim vendosja e një zv.kryeministri si Ramiz Kelmendit, turistit të partive politike, për interesa saherë i duhen atij për t’u shërbyer kryekëput bizneseve të veta. “Ky nuk quhet riformatim, dhe nuk besoj aspak se është në dobi të jetës së qytetarit, pos për interesa të njerëzve dhe interesave të tyreklanore. Kjo Qeveri po mendon për kohën e zgjedhjeve, duke menduar të ofrojë pranë vetes figura, që paraqesin interes elektoral të votave në zgjedhjet e ardhshme, sikur ato lokale apo ato të përgjithshmet. Kështu e përdor pushtetin Qeveria e këtij koalicioni, për të arritur synimet dhe qëllimet e serishme në zgjedhjet e ardhshme, pa pasur në asnjë rast si primar interesin e qytetarit”, u shpreh Kelmendi. Sipas tij, kjo keqqeverisje ka synim vetëm marrjen e pushtetit. “Mendoj se ky elektorati ynë duhet njëherë e mirë t’i ketë barometër, të arriturat e Qeverisë në kohën e qeverisjes dhe ta llogarisë e ta peshojë votën e tij”, është shprehur Kelmendi. Analisti tjetër, Florim Zeqa, thotë se riformatimi i Qeverisë, i filluar “mbarë” me Ramiz Kelmendin, pritet që të vazhdojë të hënën me nomenklaturën e oligarkëve të rinj, me akomodimin e figurave të dyshimta politike dhe klaneve të interesit për të vazhduar, siç tha, ‘status quon’ politike të modelit aktual të qeverisjes së keqe.

Sipas tij, Qeveria aktuale nuk e do ndryshimin, por e do ndryshimin nën sloganin e ‘riformatimit’ si parapërgatitje për zgjedhjet lokale e ndoshta së shpejti edhe ato të përgjithshme, për të manipuluar kësisoj opinionin publik, gjoja për ndryshim e kursit qeverisës me figura të ricikluara politike. “Riformatimi i filluar me zv.kryeministrin Ramiz Kelmendi do të vazhdojë me figura të tjera të inkriminuara për të zgjatur agoninë e pritjes së qytetarëve të pashpresë, ndoshta edhe për disa vite të tjera derisa të largohen tërësisht nga vendi të gjitha forcat progresive, truri kombëtar, si potenciali i vetëm i ndryshimeve substanciale politike, ekonomike dhe juridike të vendin tonë”, ka theksuar analisti Florim Zeqa për gazetën “Kosova Sot

Më Shumë

Gjendet në mjet shpërthyes në Prizren, ndërhynë FSK-ja

Një qytetar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Idriz Ngucati” në Prizren. Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka...

Liria e Prizrenit zhvillon ndeshjen e parë të këtij sezoni në shtëpi

Liria do të zbresë në fushë të mërkurën për ndeshjen e parë para tifozëve të saj në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Bardhezinjtë do...

Lajmet e Fundit