-4.5 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Qeveria zvicerane ndihmon 91 fermerë të Rahovecit që u dëmtuan nga vërshimet

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi (Food and Agriculture Organization – FAO), financuar nga Qeveria e Zvicrës këtë vit do t’i ndihmojë fermerët Rahovecit te cilët janë prekur nga vërshimet e muajit janar të këtij viti.

Organizata FAO do të shpërndajë kuponë me një shumë simbolike për 91 fermerë të cilët do t’i shfrytëzojnë për kompensim nga dëmet sipas nevojave të tyre për produkte bujqësore.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se kjo komunë nuk ka mundësi t’i mbulojë dëmet bujqësore për shkak se nuk ka fonde të mjaftueshme.

Latifi ka falënderuar organizatën FAO dhe qeverinë zvicerane për këtë mbështetje, të cilën e ka konsideruar ndihmesë të nevojshme për fermerët e Rahovecit.

Po ashtu, ai ka thënë se janë të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).

Ndërsa zëvendësdrejtori për bashkëpunim nga Zyra e Zvicrës, Laurent Torche, ka thënë se përmes kësaj ndihme për bujqit në Komunën e Rahovecit dëshiron të sigurojë mirëqenie dhe kapacitet të produkteve bujqësore.

Torche ka thënë se Zyra e Zvicrës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Qeverinë e Kosovës. Ai ka theksuar se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën edhe në vitet në vazhdim.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

 

Më Shumë

Liria nis përgatitjet për stinorin pranveror

Liria e Prizrenit ka filluar zyrtarisht përgatitjet për stinorin pranveror. Në seancën e parë stërvitore, nënkryetari i klubit, Xhoshkun Drangoj, uroi ekipin për punë...

Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri më 12 janar

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin publik se, për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në...

Lajmet e Fundit