5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Qindra të arrestuar në protestat e së dielës në Rusi

Policia ruse arrestoi qindra protestues të dielën, ndërsa mbështetësit e kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny filluan të dilnin në rrugë për të dytën fundjavë.

Duke sfiduar arrestimet dhe përndjekjen kriminale, protestat e para u zhvilluan në Siberi dhe Lindjen e Largët të Rusisë, duke përfshirë edhe qytetin Vladivostok.

Bashkëpunëtorët e zotit Navalny bënë thirrje sërish për protesta gjithëkombëtare përpara procesit gjyqësor ndaj tij që pritet të fillojë të martën.

Më shumë se 250 arrestime i paraprinë një tubimi të pritur në Moskë, ku demonstratat janë zakonisht më të mëdhatë.

Policia e Moskës njoftoi mbylljen e shtatë stacioneve të metrosë dhe kufizoi lëvizjen e këmbësorëve në qendër të qytetit.

Autoritetet urdhëruan gjithashtu mbylljen e disa restoranteve dhe dyqaneve në qendër të qytetit dhe devijuan transportin.

Alexei Navalny u arrestua me 17 janar pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku kishte qëndruar pesë muaj për t’u shëruar nga helmimi me një agjent nervor. Arrestimi i tij nxitit protesta mbarëkombëtare një javë më parë në rreth 100 qytete dhe sipas njoftimeve, rreth 4 mijë veta u arrestuan.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar me forcë arrestimin e zotit Navalny dhe qindra arrestimet e javës ë kaluar dhe kanë kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.

Më Shumë

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i Maqedonisë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është shoqëruar në polici në pikën kufitare të Vërmicës, pasi në kamionin e tij u gjetën tre shtetas...

Lajmet e Fundit