QKA “Kaçaniku” fiton çmimin e parë në festivalin “Anadrinia Jehon”

Qendra Kulturore Artistike ,,Kaçaniku”, ka fituar vendin e parë në festivalin “Anadrinia Jehon”, i cili u mbajt në fshatin Dejnë të Rahovecit.

Vendin e dytë e ndanë shoqëritë kulturore ,,Anamorava” nga Vitia dhe ,,Bresana”, kurse të tretin ansambli “Deçani” dhe ,,Bajram Curri” nga Krusha e Madhe.

Çmimin e solistit më të mirë “Muhamet Malsori” e fitoi këngëtarja Merita Sahiti nga Vitia. Me çmimin special të festivalit juria e nderoi grupin polifonik ,,Çamëria” nga Fieri.

Festivali i folklorit ,,Anadrinia jehon” që u mbajt në fshatin Dejnë të Rahovecit më 11, 12 dhe 13 maj, përfundoi me sukses të plotë.

Në këtë edicion kanë marrë pjesë 17-të grupe garuese nga vise të ndryshme shqiptare. Në skenën madhështore të festivalit u paraqitën grupe e artistë nga vise të ndryshme shqiptare, duke shpalosur vlerat e trashëgimisë kulturore të zonave përkatëse të trojeve etnike.

Pjesëmarrja e artistëve nga Shkupi, Tirana, Fieri, si dhe e grupeve nga zona të ndryshme të Kosovës, ia shtuan koloritin këtij festivali me veshjet tradicionale, me lojën dhe ritet e veçanta ia shtuan madhështinë kësaj skene të folklorit burimor.

 

Vlerësimet e përgjithshme të opinionit ishin pozitive për mënyrën e organizimit, përgatitjen e skenës madhështore, si dhe paraqitjen skenike, ishin kryesisht pozitive.

Ndër këto vlerësime ishte edhe fakti se po ndodh ndërrimi i natyrshëm i gjeneratave dhe se në skenat e festivaleve kombëtare do të shohim artiste e artistë të rinj, gjë që është premtuese për të ardhmen e kulturës tonë kombëtare.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Lajmet e Fundit