QKMF-ja në Prizren me numër rekord shërbimesh shëndetësore

Drejtoria Komunale e Shëndetësisë, përmes QKMF-së në Prizren, gjatë 11 muajve të vitit 2022 ka ofruar rreth 1.200.000 shërbime shëndetësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit – numër rekord për një periudhë të tillë.

Shërbimet përfshijnë: vizitat specialistike mjekësore, shërbimet laboratorike e radiologjike, vizitat gjinekologjike, vaksinime, ndërhyrje stomatologjike, EHO, ECG, inhalime, fashime, referime, injeksione etj.

“Komuna e Prizrenit, po e dëshmon edhe njëherë përkushtimin për ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për qytetarët e saj”, thuhet në njoftim të komunës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

LDK në Prizren diskuton organizimin e tubimit të 1 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës së shtabit, ku është diskutuar organizimi i tubimit të 1 qershorit,...

Lajmet e Fundit