17.2 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

QKMF-ja në Prizren po e sheh të panevojshme angazhimin e disa ekipeve mobile si në pikën kufitare në Vërmicë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren po e sheh të panevojshme angazhimin e disa ekipeve mobile si në pikën kufitare në Vërmicë dhe në lokacione të tjera të këtij qyteti.

Kjo për faktin se nuk ka interesim për imunizim dhe disa qendra mjekësore po e vuajnë mungesën e resurseve humane për shkak të këtij procesi, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, pos këtyre edhe vaksinat po shkojnë dëm gjatë dy javëve të fundit tek ekipet mobile.

Sepse një flakon i vaksinës Pfizer përmban gjashtë doza të kësaj kure, dhe  nëse këto nuk administrohen brenda gjashtë orëve prej momentit të hapjes së flakonit, sasitë e mbetura duhet të hidhën.

Kryeshefi i QKMF-së në Prizren, Eshref Kryeziu, tha se në baza ditore përafërsisht hidhën 10 doza të vaksinës anti-COVID.

Ndërkaq, Klan Kosova mëson se as në pikën kufitare në Merdarë dhe në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nuk fare interesim për vaksinim.

Televizioni merr vesh se për shkak të këtyre ngjarjeve Komiteti i Imunizimit po e shqyrton mundësinë për ndërprerjen e punës së ekipeve mobile në disa lokacione.

.

Më Shumë

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

Rahoveci ndan 243 mijë euro për kulturë, rini dhe sport – përfitojnë 34 OJQ

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, ka nënshkruar kontratat me...

Lajmet e Fundit