QRTK në Prizren, bënë dokumentimin për 28 monumente të trashëgimisë kulturore

Në kuadër të procesit të inventarizimit për Trashëgiminë Kulturore të paluajtshme në regjionin e Prizrenit, ekipi në përbërje të bashkëpunëtorëve profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, nga “Procesi i Inventarizimit” bazuar në politikat programore të miratuara nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve për vitin 2015 ka përfunduar fazën e parë të punës për Inventarizimin e objekteve të Trashëgimisë Kulturore për Komunën e Prizrenit.

Zyrtarët e QRTK-së, në Prizren kanë kryer punë në terren, duke vizituar 28 monumente të Trashëgimisë Kulturore për ta bërë dokumentimin e tyre ku janë plotësuar të dhënat tekstuale, fotografike, grafike, kadastrale në këto ndërtesa të Trashëgimisë Kulturore që gjenden në territorin e Komunës së Prizrenit.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, thotë se gjatë këtij procesi të punës i cili konsiderohet tepër i rëndësishëm për dokumentimin e objekteve të Trashëgimisë Kulturore në regjionin e Prizrenit, për 28 monumente janë përgatitur, dosjet elektronike dhe dosjet fizike me përmbajtje:

a. Formulari i vlerësimit;
b. Referimi fotografik: Fotografitë e vjetra dhe aktuale të monumentit;
c. Referimi grafik: Plani i rilevimit i gjendjes aktuale;
d. Referimi bibliografik;
e. Referimi kadastral: Kopja e Planit dhe Lista poseduese;
f. Referimi tekstual: Raportet e hartuara rreth monumenteve të caktuara.

“Puna dhe angazhimi i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, gjatë vitit 2015 do jetë e vazhdueshme, meçërast këtë vit planifikohet që në kuadër të politikave programore të MKRS-së, do të kemi një pasqyrim më të plotë të thesareve tona e të objekteve të Trashëgimisë Kulturore për regjionin e Prizrenit”, thotë Hoxha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Familja njofton për vdekjen e 26 vjeçarit që u godit nga rrufeja në Suharekë

Fatlind Bajselmani, 26-vjeç, vdiq të mërkurën pasdite pas goditjes që pranoi nga rrufeja në një zonë malore pranë Suharekës. Familja Bajselmani njoftoi sot se varrimi...

Lajmet e Fundit