12 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Quni: LDK-ja po rikthehet në Prizren

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, shprehet i bindur se subjekti i tij politik do të rikthehet më 18 tetor në Prizren.

Ai tregon se gjatë vizitave nëpër fshatra e lagje të këtij qyteti, ka marrë mbështetje nga qytetarët.

“Çdo ditë po rritemi, prandaj LDK-ja do të rikthehet në këto zgjedhje në Prizren”, tha Quni.
Ai, tregon për gjendjen që ka parë nga afër me të cilat po ballafaqohen qytetarët.

“Lista e nevojave imediate është e gjatë. Por, nuk ka problem pa zgjidhje. Duhet vetëm durim e vullnet. Të dyja këto i kam. Kam edhe ekipin e profesionistëve më të mirë, e më kompetent për secilin dikaster.

“Do ti rregullojmë çfarë kanë prishur, do të ndërtojmë çfarë nuk kanë ndërtuar. Këta që qeverisen deri tash, ju kanë zhgënjyer shumë. E kam parë dhe vetë gjendjen e keqe në të cilën ju kanë lënë. Dështimin e tyre e kam pasqyruar e dokumentuar me fotografi. Por, më nuk kemi kohë të merremi me ta. Koha tyre po mbaron, e jona po fillon”

“Premtimin tuaj se do të jeni përkrahë për ta bërë ndryshimin e madh, e kam motiv për ta nisur e mbaruar ditën me energji pozitive e elan për punë”.

“Ju do të jeni në qendër të qeverisjes time. Ju do të bëheni pjesë e vendimmarrjes. Unë nuk ua mbylli derën, nuk fyej as nuk injoroj. Unë do të ju vlerësoj e do të bashkëpunoj me ju, me grupe interesi, shoqëri civile e iniciativa qytetare”.

“Unë do të jem i hapur dhe i përkushtuar për secilën lagje e secilin fshat, për të gjithë qytetarët pa dallim etnie, feje e orientimi politik”.

“Diversiteti dhe harmonia kulturore, e bënë Prizrenin qytetin më unik në Kosovë e më gjerë. Kjo është vlerë e jona kombëtare me të cilën mburremi e krenohemi”.

“Trashëgimia kulturore e historike dhe gjeografia e veçantë natyrore, do të jenë prioritet e mia për ta bërë Prizrenin qendër turistike më të vizituarën në rajon”.

“Prizreni meriton të qeveriset mirë”.

“Ejani të gjithë të bëhemi bashkë për ndryshim”.

 

Më Shumë

Kosova, krizë institucionesh e çmimesh të produkteve bazë

Është vetë politika ajo që me shembullin e saj për paaftësi të krijojë institucionet e dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, madje duke dështuar...

Qazim Berisha, personalitet i shquar në arsim, gazetari dhe përkthime

Profesor, gazetar spiker dhe përkthyes. Të përpiqesh që të rrokësh jetën e një personaliteti si të profesor Qazim Berishës, është përmasat e e vështirë, pasi...

Lajmet e Fundit