Quni nga LDK: Jemi parti që kemi hyrë në luftë, kemi zhvilluar luftën dhe që kemi dalë nga lufta (VIDEO)

Kandidati për deputet nga LDK, Anton Quni, duke folur për planin e kësaj partie për siguri, ka thënë se ata janë parti me përvojë 30 vjeçare dhe që kanë përkrahjen e partnerëve strategjikë.

“Tek e fundit jemi parti që kemi hyrë në luftë, kemi zhvilluar luftën dhe kemi dalë nga lufta”, ka thënë Quni, njofton Klan Kosova.

“Me ngritjen e infrastrukturës së sigurisë jemi marrë nga viti ‘91. Kur është trajtuar çështja kemi qenë në nivel të detyrës duke trajtuar në nivelin më të lartë institucional. Nuk ka asnjë dilemë që në bashkëpunim në të ardhmen duke përcjell trendin dhe duke vlerësuar rrezikshmërinë në fusha të ndryshe t’i ngrisin dhe kapacitet e specializuara që do të reagojnë në parandalim”.

“Edhe kur të ekzistojnë rreziqet nacionale t’iu përgjigjemi atyre”.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit