Radio Romano Avazo shënon 10 vjetorin e veprimtarisë

Radio Romano Avazo (Zëri Rom) shënon 10 vjetorin e veprimtarisë së saj në shërbim të informimit dhe promovimit të komunitetit rom në Kosovë.

Drejtori i radios” Romano Avazo”, Nexhip Menekshe tha se përgjatë një dekade të punës radio “Romano Avazo” është angazhuar që të jetë lidere në promovimin e identitetit kulturor, shpirtëror, edukativ e informativ të komunitetit Romë në Kosovë.
“Me avancimin e profesionalizimit gjatë kësaj kohe është ndryshuar gjendja informative, duke avancuar drejt një informimi më kualitativ dhe gjithëpërfshirës, i cili sigurisht se ka ndikim në formësimin e një të ardhmeje më premtuese për komunitetin rom në Prizren dhe në Kosovë”, tha ai.

“Duke e pasë këtë objektiv para vetes, stafi i Radio Romano Avazo me një përkushtim dhe vetëmohim ka arritur që të realizojë program 24 orësh në ditë, duke e ruajtur kështu vazhdimësinë e veprimtarisë për një dekadë në informimin e publikut në gjuhën rome, bashkë me realizimin e programeve edukative e kulturore, që promovojnë vlerat e këtij komuniteti”.

“Krijimi i një klime të tolerancës ndëretnike, adresimi i çështjeve të rëndësishme dhe sfidave me të cilat ballafaqohet ky komunitet në ditët e sotme në Kosovë dhe në regjion përmes radioemisioneve tematike kanë qenë tentimet për zhdukjen e paragjykimeve dhe stereotipeve ndaj komunitetit Rom, me synim që të forcojmë pozitën tonë, drejtat e barabarta dhe një integrim e jo asimilim në një shoqëri demokratike të Kosovës”.

“Kontributi i vazhdueshëm i Radio Romano Avazo do të bazohet në gjithëpërfshirje, me realizimin e projekte të përbashkëta ndërsektoriale që do të jenë në funksion të përmbushjes së misionit dhe vizionit të kësaj radioje, që është integrimi i plotë i komunitetit rom në shoqërinë e Kosovës”.

“Gjithsesi mirënjohja më e madhe i takon stafit të radios Romano Avazo, që e kanë bërë këtë medie, një shtëpi të respektuar në Prizren dhe Kosovë kur në muajin Dhjetore të vitit 2007 në emisonin e megjesit u degjua zëri i moderatoreve Fatima Haliti dhe Vera Paqaku: Laqo tumaro taharako kamle shunavde-Shunena o informipya pe romani qhib ano talasya e Radio Romano Avazesko 107.3 MhFM”.

“ Njëherësh çmojmë edhe kontributin e kolegëve nga mediat e shumicës, ku kemi qenë nxënës dhe kemi mësuar këtë profesion, sikurse edhe institucionet kosovare që kanë mundësuar hapjen e kësaj radioje dhe donatorët ndërkombëtar që kanë mundësuar vazhdimësinë e saj”.

“ Pas dhjetë vitesh, radioja jonë ushtron profesionin me një staf më të madh dhe me një gjuhë më të avancuar dhe të begatuar-standardizuar dhe gjithsesi se në këtë formë edhe është mundësuar fuqizimi i pozitës sonë në shtetin tonë demokratik”./PrzizrenPress.com/

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Lajmet e Fundit