11.2 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Rafael Leao duhet t’i paguajë miliona euro dëmshpërblim Sporting-ut

Largimi i Rafael Leao-s nga Sporting Lisbona nuk u krye sipas rregulloreve të futbollit.

Lojtari u largua vite më parë, pasi tifozët sulmuan lojtarët e ekipit të tyre.

Anësori portugez u largua nga vendlindja, për t’u transferuar te Lille në Francë.

Pas shumë betejash ligjore, më në fund është vendosur se çfarë drejtimi do të merrte kjo çështje.

Gjykata e Arbitazhit Sportiv (CAS), sipas raportimeve të portugezes “A Bola”, ka vendosur që Sporting-u do të marrë 19 milionë euro shpërblim.

Megjithatë, shifra do të ndahet mes Leao-s dhe Lille-s. Pra, secila palë do të paguajë nga 9.5 milionë euro.

Nga ana tjetër, vendimi do t’i hapë rrugë Milan-it dhe sulmuesit për të filluar negociatat për kontratën e re.

Aktualisht, Leao ka dhe dy vite të mbetura në kontratë dhe po punohet për rinovimin e saj, sigurisht me një rritje të ndjeshme të pagës.

23-vjeçari sezonin e fundit në Serie A ishte një nga lojtarët më të spikatur te kuqezinjtë. Ai u aktivizua në 34 ndeshje në kampionat, ku shënoi 11 gola dhe dhuroi 10 asiste.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ngjarja tragjike me tre viktima në Malishevë, Kastrati ngushëllon familjen Berisha: Presim sa më shpejt të zbardhen shkaqet

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me tragjedinë që ka ndodhur në këtë qytet ditën e sotme, ku si pasojë e një...

Nafta 1.74 € e benzina 1.42 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

1.74 euro do të shitet sot nafta në Kosovë, ndërsa benzina 1.42 euro për litër dhe gazi 0.88 euro, sipas çmimeve maksimale të lejuara...

Lajmet e Fundit