2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Rahovec: Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për veprën penale të detyrimit ndaj një të mituri

I akuzuari për veprën penale të detyrimit, Naim Durguti, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Dëshire Jusaj, i akuzuari ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Meqenëse i akuzuari Durguti, nuk e ka pranuar fajësinë, gjykatësi Ilir Rashkaj e ka njoftuar atë dhe mbrojtësin e tij, avokatin Myhedin Bekeri, se deri në seancën e shqyrtimit të dytë mund të bëjnë kundërshtimet e provave dhe të paraqesin kërkesën për hudhjen e aktakuzës.

Më pas mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Bekeri, ka mbështetur deklarimin e klientit të tij mbi pafajësinë dhe e ka njoftuar gjykatën që brenda afatit ligjor do të paraqes kërkesën për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Ndërsa përfaqësuesi i të dëmtuarit K.D, avokat Ndrec Dodaj, tha se e mbështet kërkesën e prokurorisë lidhur me këtë çështje penale po ashtu tha se si palë e dëmtuar e rezervojnë të drejtën që në faza të mëvonshme apo procedurë tjetër të parashtrojmë kërkesën pasurore juridike.

Pas deklarimit të palëve gjykatësi Rashkaj, seancën e shqyrtimit të dytë e ka caktuar më 05 nëntor 2020 në ora 13:00.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 19 shtator 2016, ndaj Naim Durguti, duke e ngarkuar atë me veprën penale të “detyrimit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri nga viti 2010 e gjerë më  03 shkurt 2016, në vazhdimësi me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten ka kanosur duke e detyruar të dëmtuarin-të miturin K.D, nën kërcënim të vazhdueshëm që t’i paguaj vlera të ndryshme të të hollave.

Në aktakuzë thuhet se në fillim i pandehuri kishte kërkuar nga i dëmtuari shumat e të hollave prej 50-70 euro, e më pastaj prej 100-150 euro, duke kërkuar nga i dëmtuari që të mos i tregoi për këtë familjes së tij në të kundërtën do ta vriste atë dhe familjen e tij.

Tutje në aktakuzë thuhet se në ditën kritike të muajit shkurt 2016, i pandehuri ishte kapur në flagrancë duke kanosur të dëmtuarin nga dëshmitarja Kushtrime Morina, ku me ç’rast të dëmtuarit dhe familjes së tij i kishte shkaktuar dëm të konsiderushëm material. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

U tha se u nda me të dashurën pasi flirtoj më njërën nga vajzat në ‘’Ferma Vip’’, reagon Robert Berisha

Robert Berisha është njëri nga meshkujt shqiptar, që përmendet më së shumti për lidhjet e tij të dashurisë. Së fundmi ai ishte pjesë e Reality...

Lajmet e Fundit