9.9 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Rahoveci ende nuk ka laborator të licensuar për të bërë testime

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë që kjo komunë ende nuk ka laborator të licensuar për të bërë testime serologjike për COVID-19.

“Ka testime private, poashtu po me sa jemi në dijeni, në komunën tonë s’ka laborator të licencuar që mund ta bëjë testin serologjik”.

“Tash ka ndryshuar qasja ndaj testimeve, për mostrat që i marrin IKSHPK-ja në Gjakovë dhe në Prizren. Më herët janë testuar rrethi i parë i kontakteve; kur dikush është konfirmuar me COVID-19. Tani testohen veq ata që kanë shenja klinike dhe paraqiten në institucionet kompetente, apo ata që janë të shtrirë në klinikat në Gjakovë dhe Prizren ose në QKUK”.

Latifi në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se sa i përket kthimit në shkolla, kjo komunë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

“Komuna  e Rahovecit i ka bërë të gjitha përgatitjet për t’u hapur shkollat. Nëse kemi një pajtueshmëri të plotë si komunë, bashkë me Ministrinë e Arsimit, natyrisht duke i përfillur rekomandimet e MSH-së dhe IKSHPK-së”.

“Jemi të gatshëm që t’i hapim shkollat dhe po punojmë vazhdimisht. Kemi bërë riparime në nyje sanitare që nëse do të ndohë rihapja me 1 shtator”, është shprehur Latifi.

Më Shumë

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

Shkruan: Ismet Kryeziu Në politikë, kaosi zakonisht shihet si pasojë e krizave, gabimeve ose paaftësisë për të qeverisur. Megjithatë, në disa raste ai mund të...

Policia heton një rast dhunimi në Rahovec, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së mërkurës në Rahovec. “Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i...

Lajmet e Fundit