Rahoveci fiton ndeshjen me Bashkimin

Rahoveci ia ka dalur që të fitojë sonte në ndeshjen kundër Bashkimit të Prizrenit.

Ndeshja në kuadër të javës së 25-të të Prince Caffe Superligës ka përfunduar me rezultat 101:91 (29:20, 20:20, 25:24, 27:27).

Vendasit krijuan epërsi në pjesëlojën e parë, ku mysafirët vetëm në pjesëlojën e dytë vendosën një barazpeshë, por pastaj në asnjë rast tjetër.

Te Rahoveci u dalluan Jack Pagenkopf me 20 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, Edmond Kryeziu me 24 pikë e katër kërcime dhe Gary Blackston me 17 pikë e tetë kërcime, ndërsa më i miri te Bashkimi ishte Daniel Lekndreaj me 16 pikë e 13 kërcime.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit