Rahoveci shënon Ditën e Poezisë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Rahovecit do të shënojë Ditën Botërore të Poezisë me një aktivitet kulturor, ku do të jenë të pranishëm poetë dhe krijues nga kjo komunë.

Aktiviteti do të mbahet më 21 mars 2016 në ora 17 në bibliotekën komunale “Sulejman Krasniqi”. Në këtë ngjarje janë të ftuar të marrin pjesë poetë, krijues dhe dashamirës të fjalës artistike.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar një numër i konsiderueshëm poetësh, krijues të rinj dhe shkrimtarë të njohur edhe në nivel vendor e ndërkombëtar.

DKRS fton të interesuarit që të marrin pjesë në këtë aktivitet, pavarësisht nëse kanë pranuar ftesë zyrtare ose nuk kanë ftesë.

21 Marsi është Dita Botërore e Poezisë, e shpallur nga UNESCO në vitin 1999. Qëllimi i Ditës Botërore të Poezisë është përkrahja e leximit të poezisë, nxitja e krijimtarisë poetike, botimi i saj, si dhe krijimi i një atmosfere mikpritëse për praninë poetike kudo në botë. UNESCO e ka ndërmarrë këtë hap për t’i dhënë gjallëri, vlerësim dhe shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Lajmet e Fundit