17.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Rahoveci sivjet pritet të bëhet me repart të dializës

Në Rahovec do të hapet reparti i dializës. Shefi i Repartit të Dializës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Ymer Elezi, dhe ai i Spitalit të Prizrenit Rexhep Hapqiu për këtë yshtje kanë zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komunës, Idriz Vehapi.

“Ne kemi vullnetin që të hapët reparti i dializës. Do të mbështesim me të gjitha mundësit që i ka komuna që të hapët ky repart, pasi që nga hapja e këtij reparti do të përfitojnë personat të cilët janë në dializë e të cilët udhëtojnë për në spitalin regjional të Prizrenit”, tha Vehapi.

Rexhep Hapqiu, shef i Repartit të Dializës në Spitalin e Prizrenit falënderoi kryetarin Vehapi për këtë bashkëpunim.

” Hapja e këtij reparti do të jetë në të mirën e të gjithëve. Pasi të rregullohet reparti i dializës në Rahovec do të lirohet edhe me shumë reparti i dializës në spitalin e Prizrenit”,tha ai.

Sipas ecurisë së punëve, në fillim do të trajnohet stafi i cili do të punojnë në repartin e dializës,dhe brenda kësaj kohë do të kryhen edhe intervenimet në infrastrukturë.

Pritet që brenda këtij viti të hy në funksion ky repart dhe personat të cilët janë me dializë, shërbimet e dializës t’i kryejnë në QKMF-n në qytetin e Rahovecit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk me vendim të ndarë të gjyqtarëve shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda, pasi arriti ta rrahë Tyson Furyn, në të...

Zyrtare: Juventusi e shkarkon Allegrin

Juventus ka shkarkuar Massimiliano Allegri nga pozita e trajnerit. Kjo është e bërë e ditur me anë të një komunikate zyrtare nga klubi i Juventusit. Sipas...

Lajmet e Fundit