2.7 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Rahoveci vazhdon me formë të shkëlqyer, mposht Prishtinën në udhëtim

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim 81:88 (12:20, 12:17, 25:27, 32:24), në kuadër të xhiros së dhjetë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për Vreshtarët.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 12:20, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, 12:17, për të shkuar në pushim me rezultat 24:37.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periodën e tretë, sidoqoftë, Rahoveci administroi mirë rezultatin dhe kjo pjesë përfundon 25:27. Në 10 minutat e fundit, Prishtina fitoi 32:24, megjithatë, ishte e pamjaftueshme dhe Rahoveci triumfoi në fund me shifrat 81:88.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 22 pikë e shtatë kërcime dhe Daniel Lekndreaj me 20 pikë e nëntë kërcime, kurse te Rahoveci më të mirët në parket ishin Isaiah Traylor me 28 pikë e gjashtë asistime dhe Marvin Jones me 24 pikë.

Sigal Prishtina ka tri fitore dhe shtatë humbje, kurse Rahoveci tetë fitore dhe dy humbje.

Më Shumë

“Gjendje alarmante”, Totaj: Lagjet në Prizren kanë mbetur pa rrymë që 2-3 ditë

Kryetari i Prizrenit, i cili fitoi edhe një mandat të ri në krye të komunës, Shaqir Totaj,  ka folur për ndërprerjet e gjata të...

KQZ- Numërohen mbi 12% të votave, prin LVV me 46%, PDK 19%, LDK 13%, AAK 7%

Janë numëruar 12.4% të votave, sipas KQZ-së. Sipas rezultateve, LVV ka 46.18% të votave. PDK-ja ka 19.73%, LDK-ja 13.36%. Ndërkaq AAK-ja 7.49% të votave Marketing https://prizrenpress.com/428407-2j/ https://prizrenpress.com/pagese-me-keste-shiten-4-banesa-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit