Rama, Meta e Tahiri takohen para protestës së PD

shqiperia protestaTakimit mes Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Meta, në Kryesinë e Kuvendit, iu bashkua edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Me vajtjen e Tahirit, biseda, nga ndarja e bashkive duket se ka kaluar tek një tjetër çështje e nxehtë e këtye ditëve: akuzat e Tom Doshit dhe protesta e nesërme e opozitës. Burime pranë kryeparlamentarit nuk e mohuan që në takim të jetë folur për mënyrën se si do të menaxhohet protesta në shesh dhe beteja në parlament.

Për Ilir Metën kjo është një histori që përsëritet. Katër vjet më vonë ai e sheh sërish veten përballë një revolte opozitare. Paradoksal mbetet vetëm fakti se tani po diskuton për mënyrën se si do të menaxhohet ajo, me Ramën e Tahirin, dy organizatorët e protestës së dhunshme të 21 janarit që i adresohej po atij pas publikimit të video Meta – Prifti.

PD ka thirrur në shesh mbështetësit e saj dhe qytetarët për të kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit dhe largimin e qeverisë pas akuzave të Tom Doshit. Në mes është sërish një video: kësaj here një person që pretendon se për llogari të Ilir Metës ishte paguar për të vrarë dy deputetë.

4 vjet më parë, Edi Rama dhe Saimir Tahiri që gjendej në mesin e atyrë që gjuanin me gurë e molotov kundër kryeministrisë ku ndodheshin Sali Berisha e Lulzim Basha, sot janë thirrur në sfidë për ta mbrojtur Metën nga Basha e Berisha.

Protesta e nesërme do të ketë përballë të njëjtët protagonistë, vetëm se këtë herë ata kanë ndryshuar rolet, të gjithë përveç Ilir Metës. Ujërat rrjedhin dhe ai vijon të mbetet e akuzuar. /lapsi.al/

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Lajmet e Fundit