Rama: Për dalje në veri vendos ekzekutivi

Qeveria e Kosovës dhe Presidenca do të vendosin nëse ushtria e ardhshme e vendit (Forcat e Armatosura të Kosovës) do të veprojë edhe në pjesën veriore.

Kështu ka deklaruar komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, në një intervistë për gazetën “Zëri”.

Ai ka thënë se FSK-ja nuk është mekanizëm që prodhon vendime të tilla, por thjesht i zbaton vendimet që merren nga institucionet përgjegjëse.

“Duhet të theksoj se ne nuk prodhojmë urdhra, por i zbatojmë ato. Çdo urdhër dhe çdo detyrë që del nga institucionet përkatëse, në këtë rast nga Qeveria dhe Presidenca, ne do t’i zbatojmë”, është shprehur Rama.

Kjo deklaratë e kreut të FSK-së vjen pas debatit që ka ngjallur në shoqërinë kosovare deklarata e kryeministrit, Isa Mustafa, i cili ka thënë se FAK-u do të mundë të shkojë në pjesën veriore të vendit vetëm pasi të marrë leje nga NATO-ja..

Më Shumë

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Lajmet e Fundit