17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

LDK: Nebiu, rrahu veteranin e UÇK-së

Pas rastit të ndodhur në zyrën e drejtorit të Personelit dhe Administratës komunale të Dragashit, Avni Nebiut, ku erdhi deri tek përleshja mes këtij të fundit dhe veteranit të UÇK-së, Ymridin Halimit, dega e LDK-së në Dragash dhe nëndega e kësaj partie në fshatin Blaç, nga janë dy protagonistët e përleshjes, kanë dalë me komunikatë zyrtare, përmes së cilës përgënjeshtrohet versionin zyrtar i policisë, në lidhje me këtë rast, si dhe raportimet në media.

Në komunikatë thuhet se, ishte drejtori Nebiu, ai që e sulmoi qytetarin dhe jo e kundërta. Madje, sipas LDK-së, përpos Nebiut kishte edhe zyrtarë të tjerë që e kishin sulmuar këtë qytetar. “Drejtori i Administratës, Avni Nebiu, me disa zyrtarë tjerë, rrahu fizikisht në zyrën e tij veteranin e UÇK-së, Ymridin Halimin. Në bazë të informatave të marra nga familjarët e viktimës, kuptuam se Avni Nebiu, bashkë me disa zyrtarë tjerë e ka sulmuar fizikisht veteranin, Ymridin Halimin, pasi ai i kishte kërkuar bukë! Kishte shkuar në zyrën e Nebiut për t’i qarë hallet e skamjes.

Se fëmijët e tij kishin mbetur pa bukë. Për ironi, drejtori i sugjeron që të hajë pite!”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Dragash, duke shtuar se qytetari ishte ndier shumë keq nga ky provokim dhe kishte filluar të fyej.

“Pasi dëgjojnë fyerjet, disa zyrtarë dhe drejtori Nebiu e rrahin Ymridinin, duke i shkaktuar gjakderdhje në fytyrë. Pas këtij momenti, ish-komunisti i rryer dhe bashkëpunëtori i regjimit komunist, Avni Nebiu, përgatit skenarin, duke u shtirë si viktimë, ku shpejton me deklarata të rrejshme, kinse ai është viktima.

Në fakt, viktimë është i pafajshmi, Ymridin Halili”, vazhdon më tej deklarata e LDK-së, duke potencuar se ky subjekt reagon me forcë ndaj këtyre dukurive negative, duke kërkuar nga organet e rendit që t’i mbrojnë qytetarët e pafajshëm nga zyrtarë, të cilët, sipas LDK-së, po i keqpërdorin pozitat zyrtare, për të vënë në lojë qytetarët e rëndomë.

“Qytetarët, të cilët po ballafaqohen me skamje. Prandaj, skenaristëve të regjur komunistë, duhet t’iu ndalet hovi. Ne dëshirojmë të besojmë në drejtësi dhe dëshirojmë që drejtësia të jep fjalën e vet. Por, duke pasur parasysh nxitimin e njëanshëm të medieve, që plasuan informacionin e bazuar vetëm nga informatat e njërës palë, ne dyshojmë se, ky është një skenar i përgatitur mirë. Prandaj, dega e LDK-së në Dragash kërkon nga qytetarët e kësaj komune, si dhe nga Shoqata e Veteranëve të Luftës, që të dalë në mbrojtje të bashkëluftëtarit dhe veteranit të Luftës, Ymridin Halimit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LDK-së në Dragash, ku potencohet se drejtori, Avni Nebiu, është njeriu më i paskrupullt dhe njeriu me një biografi enigmatike dhe të dyshimtë, i cili, sipas LDK-së, me infiltrimin e tij si luftëtar, pa qenë luftëtar, të sjell në përfundim se po vazhdon me avazin e vjetër të paraluftës, duke maltretuar atdhetarët e vërtetë. “Ky njeri po kthehet në zanatin e tij të vjetër”, përfundon komunikata e LDK-së në Dragash. /Radio Sharri/

Më Shumë

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur!

Ylli i “Uncut Gems” Julia Fox tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të keqe”. Dhe tani, për shkak...

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e...

Lajmet e Fundit