Rama takon Bamir Topin: Po japim shembull pozitiv

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryetari i FRD, Bamir Topi ka nisur takimet me Edi Ramën për të vendosur për koalicionin e ardhshëm.

Topi është takuar me kryeministrin në ambientet e Hotel Sheraton në Tiranë.

Rama ishte i pari që i bëri një ftesë publike FRD-së për koalicion në këto zgjedhje.

Topi e pranoi këtë ftesë. Ai nuk shprehu pretendime për ndonjë njësi të veçantë bashkiake, por tha se synojnë të fitojnë sa më shumë këshilltarë vendorë.

Megjithatë Topi tha se nisja e negociatave nuk nënkupton vendosjen e koalicionit.

Pas takimit, kryeministri Edi Rama foli për mediat.

“Ky është një rast specifik pasi është një parti e pozicionuar qartazi në një pozicion opozitar, të moderuar, i spektrit të djathtë,” tha Rama.

“Ky është një shembull pozitiv për politikën dhe shoqërinë shqiptare”, shtoi ai.

Ndërkohë kreu i FRD, Bamir Topi, tha se ishte takimi i parë dhe nuk u paraqitën kërkesa.

“FRD është e vendosur mbi bazën e parimeve shumë të qarta, që kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit dhe institucioneve.

Ne shohim me keqardhje që administrimi i pushtetit vendor mbetet shumë problematik, sidomos në qytetet e mëdha.

Ne jemi në një pozicion modern në politikë, jemi për komunikim,” tha Topi.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit