15.2 C
Prizren
E enjte, 22 Maj, 2025

Ramadan Muja ia paguan faturën e operacionit të syrit, Haziz Hodajt (Dokument)

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ka paguar faturën e operacionit të syrit, kuvendarit të LDK-së, Haziz Hodajt. Shuma e lejuar e pagesës, kap vlerën rreth 5 mijë euro.

“Miratohet kërkesa e deputetit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit për lejimin e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të tij”, thuhet në vendimin e Mujës.

Kuvendi Komunal i Prizrenit në korrik të vitit të kaluar, ka marrë vendim për lejimin e mjeteve për mbulimin e shpenzimeve të shërimit nga sëmundjet e rënda të anëtarëve të Kuvendit Komunal. Me këtë vendim secilit anëtar me kushte të rënda ekonomike, për shërim, i lejohen mjetet financiere deri në 5 mijë euro.

Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kuvendari i LDK-së Haziz Hodaj, ka bërë kërkesë për heqjen e shpenzimeve të operacionit të syrit. Kërkesa i është drejtuar kryetarit të Komunës Ramadan Muja. Në këtë kërkesë Hodaj, arsyetohet se me rekomandim të mjekëve është detyruar që t’i nënshtrohet operacionit të syrit jashtë vendit.

“Në pamundësi të kushteve financiare për të paguar shpenzimet e operacionit, si anëtar i zgjedhur i Kuvendit Komunal kërkoj nga Drejtoria e Financave, që të bëjë mbulimin e këtij shpenzimi”, thuhet në kërkesën e Hodajt.

“Vlera e shpenzimeve të operacionit dhe trajtimi pas, arrin shifrën rreth 4950 euro”.

“Kësaj kërkese ia bashkëngjis faturat e operacionit, kontrolleve dhe barërave të domosdoshme”.

kerkesa e hodajt

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi konfirmon se kuvendarit Hodaj ju kanë paguar shpenzimet e operacionit të syrit.

“Po është e vërtet se kemi paguar shpenzimet e operacionit të syrit kuvendarit Hodaj, pasi që Kuvendi vitin e kaluar ka marrë vendim që të ndihmohen kuvendarët në rastet e sëmundjeve të rënda“, tha Gashi për “PrizrenPress”.

Ai tregon se kuvendari Haziz Hodaj, ka bërë edhe një kërkesë tjetër për t’ju paguar ndërhyrja e dytë e syrit.

“Ka bërë edhe një kërkesë tjetër, por me sa e di ende nuk ju kanë lëshuar mjetet”, tregon Gashi.

Ndërkaq, kuvendari i LDK-së në Prizren Haziz Hodaj,pavarësisht se në kërkesën drejtuar kryetarit Muja është arsyetuar se nuk ka kushte financiare për të mbuluar shpenzimin e operacionit të syrit, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar 380 mijë euro pasuri të paluajtshme, ndërsa të luajtshme 6 mijë euro. Hodaj, po ashtu ka deklaruar 300 mijë euro si posedim të aksioneve në shoqëri komerciale./PrizrenPress.com/

vendimi i mujes per hazizin

Më Shumë

BIK-u në Prizren: E papranueshme që personi që grisi Kuranin të trajtohet në “masën psikiatrike në liri”

Avokati i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren ka reaguar ashpër në “Kosova Live” pas vendimit të autoriteteve për rastin e personit që grisi...

Studentët e Universitetit ‘Ukshin Hoti’ vizitojnë Gjykatën e Prizrenit, njihen me punën e përditshme

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, dhe gjyqtari Sami Gashi pritën sot në vizitë studentët e Fakultetit Juridik nga Universiteti “Ukshin Hoti”....

Lajmet e Fundit