Ramadan Muja zotohet për parandalimin e përdorimit të drogës

1653267_919718438046574_2562899535675688900_nKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka pritur në një takim drejtorin Ekzekutiv të OJQ-së “Labyrinth”, Safet Blakajn.

“Sot, së bashku me Kryetarin e Komunës,Ramadan Muja, kemi pritur në takim Safet Blakaj, Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së “Labyrinth”, njofton në Facebook, kryesuesi i Asamblesë, Kujtim Gashi.

Kjo organizatë merret me parandalimin dhe trajtimin e personave me substanca narkotike”,

“U dakorduam që në kuadër të Planit të Ri të Veprimit për Rini, të parashohim një komponentë të veçantë e cila do të merret me luftimin e kësaj dukurie, dhe po ashtu, u zotuam që të realizojmë projekte të cilat ndikojnë në parandalimin dhe trajtimin e përsonave të till”

“Projektet për këtë qëllim do të financohen nga grandet e Bashkimit Evropian (BE-së), dhe po ashtu do të participin edhe Komuna e Prizrenit në mbështetjen e këtyre aktiviteteve, të cilat do të ndikojnë drejpërdrejt në eliminimin e kësaj dukurie të shëmtuar dhe të dëmshme për rininë tonë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dhjetë lidhje të paautorizuara zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit,...

Tërnava uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit, bën thirrje për unitet: Fushata me akuza e urrejtje nuk i shërben të ardhmes

Thirrjet për unitet, dashuri e solidaritet ishin në qendër të mesazhit të myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur të mërkurën, gjatë...

Lajmet e Fundit