23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Ramiz Kelmendi laureat i çmimit “Esat Mekuli”

RamizKelmendi-shkrimtareProfesori dhe shkrimtari, Ramiz Kelmendi është laureati i çmimit për vepër jetësore “Esat Mekuli”, të ndarë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, sonte në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Në këtë ceremoni, njëherësh u mbajt edhe ora letrare me anëtarët e kësaj lidhjeje si dhe u prezantuan 32 anëtarë të rinj, të cilët lexuan poezitë e tyre, raporton KultPlus.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica foli për profesorin Kelmendi si njëri nga figurat kruesore në fushën e kulturës, informimit dhe arsimimit në vendin tonë. Galica ndër tjerash tha se krijimtaria e professor Kelmendit është e ve ç antë dhe komplekse në trajtim dhe cilësi.

Shkrimtari Kelmendi këtë çmim e pranoi nga kryetari i nderit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Adem Demaçi.

Ramiz Kelmendi njihet si shkrimtar, publicist e gazetar, i cili është autor i disa romaneve, teksteve shkollore, dramave, fejtoneve etj. Ndër veprat e tij më të njohura janë: “Shtatë persona ndjekin autorin”, “Vija e vrragë”, “Abrakadabra”.

Më Shumë

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Në Prizren përkujtohet dëshmori Halil Gashi

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, këtë të shtunë u mbajtën homazhe për të përkujtuar dëshmorin Halil Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tij...

Lajmet e Fundit