22.8 C
Prizren
E mërkurë, 10 Gusht, 2022

Drejtori ekzekutiv i ALG “Loyola-Gymnasium”, Elias Koller, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Hildesheim në Gjermani

Drejtori ekzekutiv i ALG “Loyola-Gymnasium”, Elias Koller, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Universitetit Hildesheim, nga Landi i Saksonisë së Poshtme në Gjermani, në kuadër të një bashkëpunimi në mes këtyre dy institucioneve.

Gjatë kësaj vizite, është finalizuar një marrëveshje, sipas së cilës ALG “Loyola-Gymnasium” do të dërgojë në Gjermani çdo vit një numër të caktuar mësimdhënësish, të cilët do të trajnohen në fushën e mësimdhënies dhe do të zhvillojnë praktikë pedagogjike. Pjesë e këtij bashkëpunimi do të jenë edhe hulumtimet në fusha me interes të dyanshëm, punëtori të ndryshme, si dhe forma tjera, varësisht nga interesat e palëve.

Poashtu, me këtë marrëveshje është paraparë që studentët e vitit të fundit të Universitetit Hildesheim të qëndrojnë për disa javë në “Loyola-Gymnasium”, të zhvillojnë praktikë profesionale, duke u inkuadruar edhe në procesin e mësimdhënies. Në këtë mënyrë, ata do të realizojnë idetë e tyre, por do të zhvillojnë edhe projekte hulumtuese-kërkimore në nivelet bachelor apo master.

Drejtori ekzekutiv i ALG “Loyola-Gymnasium”, Elias Koller, këtë marrëveshje e ka vlerësuar mjaft të dobishme, sepse mësimdhënësit, gjatë qëndrimit studimor në Universitetin Hildesheimit, do të njihen nga afër me praktikat gjermane në fushën e mësimdhënies.

Ky bashkëpunim me Universitetin Hildesheim realizohet në kuadër të një projekti të mbështetur nga autoritetet gjermane, që synon të jetë i përvitshëm, për t’u plotësuar më vonë edhe me përmbajtje e ide tjera, me dobi të dyanshme.

Më Shumë

“Kam mbetur pa rroba”, Alketa Vejsiut i ndodh e papritura dhe kërkon ndihmën e fansave

Moderatores shumë të dashur nga publiku, Alketa Vejsiut i ka ndodhur një e papritur. Ajo ka humbur valixhen transit 5 ditë më parë në...

Testamenti i një të ekzekutuari: Eshtrat m’i vendosni pranë babës tim të dashur

“Largohem nga kjo jetë e rreme, i përvëluar si shqiptar për një Shqipëri që unë dëshiroja. Largohem nga kjo botë e gënjeshtër pa i...

Lajmet e Fundit