22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Rashiq: Do t’i bashkohem koalicionit LDK-AAK-NISMA

NenadRashiq-MPMSMinistri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, dhe kryetar i Partisë Progresiste Demokratike ka thënë se është i gatshëm t’i bashkohet opozitës në formim të qeverisë se re. Ai thotë se për bashkëpunime të reja nuk do të bëjë asnjë përjashtim.

Ministrinë detyre i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, dhe kryetar i Partisë Progresiste Demokratikeka thënë se është i gatshëm t’i bashkohet opozitës në formim të qeverisë se re. Ai thotë se për bashkëpunime të reja nuk do të bëjë asnjë përjashtim.

“Normale është që ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë spektrin politik të Kosovës. Qoftë ajo pozitë, apo opozitë. Nuk bënë përjashtim askush. Secili që ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve ne do të bashkëpunojmë”, ka thënë Rashiq për Express.

Ai ka treguar se deri tani ka qenë në bashkëpunim më PDK-në, por thotë se nuk ka pasur shumë mundësi të ndikojë në procese.

“Ne deri tash kemi pasur një bashkëpunim me PDK-në dhe gjithë anëtarët e saj.Ne si subjekt i vogël opozitar nuk kemi pasur edhe shumë ndikim dhe mundësi që të ndikojmë në përmirësimin e gjendjes sociale të kosovarëve, ka thënë ai.

Më Shumë

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

Vetëvendosje në Prizren shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka shpallur zgjedhjet e brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Sipas njoftimit, afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e...

Lajmet e Fundit