34.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Rasti i “Abi Çarshisë” në Prizren: Gjobiten tre persona për sulm e kanosje ndaj gazetarëve

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale E.F., nga Prizreni për shkak të veprës penale kanosje dhe veprës penale sulm, i akuzuari me iniciale G.P. nga Prizreni për shkak të veprës penale sulm, i akuzuari me iniciale D.K. nga Prizreni për shkak të veprës penale kanosje, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Të akuzuarin me iniciale E.F, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin unik me gjobë në shumën prej 900 (nëntëqind) euro.

“Sepse me datën 19.07.2019, rreth orës 12:00 në Prizren, saktësisht në parkingun e qendrës tregtare “Abi Qarshia”, i pandehuri me iniciale E.F. seriozisht e kanos të dëmtuarin me iniciale GJ.F. me qëllim frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, se do të shkaktojë ndonjë të keqe, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari në cilësinë e gazetarit TV Besa ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë për rrënimin e një pjese të qendrës tregtare të lartcekur”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se në parkingun e qendrës tregtare “Abi Qarshia”, i pandehuri me iniciale E.F. i cili ishte djali i pronarit të qendrës tregtare “Abi Qarshia” me dashje e përdor forcën fizike ndaj personit tjetër, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit me iniciale GJ.F dhe G.Z në cilësinë e gazetarit TV Besa ishte duke incizuar aksionin e inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë për rrënimin e një pjese të qendrës tregtare të lartcekur, i pandehuri E.F. me qëllim të mos i lejoj të incizojnë të njëjtit në vendin e lartcekur ju afrohet të dëmtuarve duke i shtyrë me duar.

Të akuzuarin me iniciale G.P, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me gjobë në shumën prej 400 (katërqind) euro.

Sepse me datën 19.07.2019, rreth orës 16:00 në Prizren, saktësisht në parkingun e qendrës tregtare “Abi Qarshia”, i pandehuri me iniciale G.P. i cili është menaxher në Qendrën Tregtare “Abi Qarshia” me dashje e përdor forcën fizike ndaj personit tjetër, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari me iniciale N.XH., në cilësinë e gazetarit TV Prizreni ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë për rrënimin e një pjese të qendrës tregtare të lartcekur, i pandehuri i afrohet të dëmtuarit fillimisht me dorë pengon incizimin nga ana e dëmtuarit e pastaj me dorën e djathtë e godet të dëmtuarin derisa ishte duke e mbajtur kamerën në duar, e krejt kjo me qëllim që i dëmtuari mos të incizoj.

Të akuzuarin me iniciale D.K., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro.

Sepse me datën 19.07.2019, rreth orës 16:00 në Prizren, saktësisht në parkingun e qendrës tregtare “Abi Qarshia”, i pandehuri me iniciale D.K. seriozisht e kanos të dëmtuarin me iniciale N.XH., me qëllim frikësimi dhe shkaktimit të ankthit, se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari në cilësinë e gazetarit TV Prizreni ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë për rrënimin e një pjese të qendrës tregtare të lartcekur, i pandehuri i afrohet të dëmtuarit dhe e pengon të incizojë.

Më Shumë

Rock and Blues Festival javën e ardhshme në Prizren

Edicioni i tretë i Festivalit Rock and Blues 2025 do të zhvillohet më 11, 12 dhe 13 korrik në Prizren, duke sjellë një përzgjedhje...

Nait Hasani: Lamtumirë, Daja Dani!

Fjala e Nait Hasanit para familjarëve, shokëve dhe miqve në varrimin e ish- të burgosurit politik, ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të TMK-së, Ramadan...

Lajmet e Fundit