Rasti i fundit me COVID-19 në Prizren është zyrtar i Doganës së Kosovës

Dje është konfirmuar edhe rasti i katërt me COVID-19 në Komunën e Prizrenit.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë, Visar Shehu, i cili e ka konfirmuar për KALLXO.com, rasti i fundit është zyrtar publik.Sipas tij, personi i konfirmuar me COVID-19 është punëtor i Doganës së Kosovës në kufirin e Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë.

Ai tutje ka thënë se sot do të testohen 4 punëtorë të tjerë ndërsa nesër do të testohen edhe 5 të tjerë si dhe familjarët e pacientit.Po ashtu, ka treguar se personi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe në shtëpi.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit