8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Reagon LDK pas vendimit të Supremes për Dragashin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për ripërsëritjen e votimit nga diaspora në komunën e Dragashit, raporton Paparaci.

Ata në një reagim të postuar në Facebook kanë shkruar se mirëpresin vendimin e Supremes, sepse sipas tyre mërgata do ta rikonfirmojë mbështetjen për kandidatin e tyre, Bexhet Xheladini.

Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme dhe aprovimin e ankesës së kandidatit tonë Dr. Bexhet Xheladini dhe të LDK-së ndaj vendimit skandaloz të PZAP-së për të deformuar vullnetin qytetar e për të vendosur fatin e zgjedhjeve lokale në tavolinë. Precedente të tilla, s’mund të lejohen në demokraci. Prandaj vendimi i Gjykatës Supreme mbronë sistemin zgjedhor, votën e lirë dhe vendimin e qytetarëve tanë pa dallim.

Mërgata jonë, siç ka vendosur qartë e bindshëm në raundin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor, e në raundin e dytë me 14 nëntor, do të vendosë dhe në raundin e ri, të përsëritjeve të zgjedhjeve për votuesit me postë.

I ftojmë qytetarët tanë në mërgatë të shprehin lirshëm dhe sërish bindshëm si në dy raundet paraprake, mbështetjen për kandidatin tonë, kryetarin e ri, Dr. Bexhet Xheladini për komunën e Dragashit. Vullneti dhe zëri i tyre nuk mund të shuhet nga askush.

Më Shumë

S’ka pushim për Drinin e Bardhë, fokusi te sfida e radhës në Pozheran

KF Drini i Bardhë nuk ka humbur kohë pas fitores së fundit, pasi skuadra ka vijuar menjëherë me përgatitjet për ndeshjen e ardhshme, raporton...

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Lajmet e Fundit