Reagon Qeveria: Respektojmë protestat paqësore

Pas paralajmërimeve për protesta të opozitës ka reaguar Qeveria e Kosovës duke thënë se i respekton të drejtën e partive të protesta paqësore. Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi ka deklaruar për Gazetën Express se derisa protestat të jenë paqësore i kontribuojnë zhvillimit të demokracisë në Kosovë.

“Qeveria e Republikës se Kosovës respekton te drejtën e shprehjes dhe të protestës, si te drejte te garantuar, sidoqoftë ne raport me paralajmërimet e opozitës, synimi parësor i Qeverise se Kosovës dhe programit tonë ka qenë dhe mbetet ndërtimi i një qeverisje të mirë, efektive dhe të përgjegjshme”, ka thënë Abrashi për Express.

“Kosova ka nevojë për stabilitet dhe zhvillim, derisa protestat janë paqësore besoj që kontribojnë në kultivimin dhe zhvillimin e demokracisë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, sot, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA kanë paralajmëruar se më 18 prill do të protestojnë me akuzë për largimin e njerëzve që e kanë kapur shtetin.
Qeveria LDK-PDK e udhëhequr nga Isa Mustafa është përballur me dy raunde protestash ku ka pasur të lënduar policë e qytetarë.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit