Reali zëvendëson Zidanen me një gjerman

Florentino Perez i fiksuar pas Joachim Loewit. Trajneri i përfaqësues gjermane vazhdon të mbetet dëshira kryesore e presidentit të Realit të Madridit për t’i besuar stolin e Los Blancos.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle drejtuesit e Realit kanë nisur bisedimet me gjermanin dhe gjasat janë që Loew të marrë drejtimin e klubit merengues pas Botërorit, Rusi 2018-të, periudhë që pritet t’i vijë fundi edhe aventurës së Zinedine Zidane në krye të Los Blancos, transmeton Supersport.

Duke parë ecurinë e dobët të Realit të Madridit në këtë sezon, trajneri francez pritet të shkarkohet në mënyrë që një tjetër teknik i cili është shpallur kampion Bote me Gjermaninë të ulet në stolin e Los Blancos.

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit