7.3 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Rebelja Rita Ora!

Rita Ora ishte një adoleshente rebele. Ylli i hitit “Poison”, është rritur në Londrën perëndimore dhe rregullisht fshehurazi ka shkuar në klube nate dhe ahengje kur prindërit e saj, mamaja psikiatre Vera dhe babai Besniku, pronar i një pabi, mendonin se ajo ishte tek shoqet e saj për të fjetur.

Duke folur për revistën ‘Marie Claire’, Rita, e cila ka një motër më të madhe dhe një vëlla më të vogël, ka deklaruar: “I shqyeja bluzat e mia dhe bëhesha një vajzë e pacipë dhe e ndytë. Kisha flokë bionde, vetulla të errëta, buzëkuq të kuq, shumë unaza të rreme që i bënin gishtërinjtë e gjelbër. Nuk kisha aromë aq të mirë. pra unë dhe shoqëria ime, ishim sikur rebelë.

Mendoj se kam përjetuar shumëçka që nuk është dashur”. Këngëtarja 24-vjeçe, e cila është konfirmuar si pjesë e jurisë ‘The X Factor’, e pranon se gjithmonë ka qenë një person impulsiv, por është dashur të mësohet të jetë e durueshme për të pasur një karrierë në biznesin e muzikës.

“Është dashur të kem shumë durim, sepse ka pasur raste gjatë natës kur kam dashur të shkul flokët dhe të lëshoj muzikën time falas në internet dhe t’u them të gjithëve të shporren. Por pastaj e kisha këtë ndërgjegje e cila më thoshte jo, bëhu e mençur, bëhu strategjike. Ka mënyra për t’i bërë gjërat dhe prapë të arrish atë që do. Nëse dua të bëj si Rita Ora, atëherë do të jetë Rita Ora e ndyrë”, ka shtuar ajo.

Më Shumë

Bexhet Xheladini rikandidon për Dragashin nga radhët e LDK-së

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka bërë të ditur se ka gjasa të mëdha që të rikandidojë për një mandat të ri...

Arrestohet një 17-vjeçar në Rapç të Dragashit për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë. Këtë e...

Lajmet e Fundit