5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Reforma kozmetike

Thaci,pacolli, Mustafa , shalaZgjedhjet e fundit nacionale në vend u karakterizuan me probleme e parregullsi të mëdha, si pasojë e sistemit zgjedhor.

Për këtë arsye, partitë politike me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare u patën zotuar për një reformim të thellë të komplet legjislacionit zgjedhor, për të bërë të mundur një proces më të rregullt zgjedhor.

Por, pas vonesave shumë të mëdha në bërjen e reformës zgjedhore, partitë politike duket se u dorëzuan në fund dhe u mjaftuan vetëm me disa ndryshime aspak substanciale e të domosdoshme, por vetëm me një reformë kozmetike.

Kryetar i Komisionit për Legjislacion në Parlamentin e Kosovës, Arben Gashi, deklaroi për Deutsche Welle se komisioni e ka kryer punën dhe edhe qeveria tashmë e ka proceduar ligjin në Kryesinë e Kuvendit.

“Ka plot ndryshime që pritet të ndodhin: Ndryshimet që kanë të bëjnë me KQZ, raportet e KQZ me Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa, procedurat e votimit, procedurat e identifikimit, procedurat e numërimit, pra plot çështje të rëndësishme që shpresojmë se do ta përmirësojnë procesin zgjedhor”.

Qysh në vitin 2011 ka një rekomandim nga Komisioni Evropian që ka kërkuar reformë zgjedhore në Kosovë.

Blerim Burjani, ish anëtar i KQZ’ve, deklaroi gjithashtu për DW, se nuk ka pasur vullnet politik që të ndodhë reforma me gjithë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare.

“Kemi parë që partitë politike nuk janë të interesuara që të ketë reformë adekuate ligjore për zgjedhjet, nuk janë të interesuara që Kosova të jetë e ndarë në zona dhe të jetë më i mirë përfaqësimi i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës”.

“Atyre iu konvenon që akoma në Kosovë të jetë vetëm një zonë zgjedhore. Kjo u konvenon sidomos partive të vogla”.

Ndërkohë, në reformën zgjedhore përfaqësuesit e komunitetit serb kërkojnë që të përfshihet edhe pika që ka të bëjë me vazhdimin e mandateve të rezervuara për pakicat.

Mirëpo, sipas Kushtetutës së Kosovës pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, vendet e rezervuara shndërrohen në ulëse të garantuara. Kjo nënkupton që pakicat nga zgjedhjet e ardhshme, nuk do të mund të marrin sikurse deri tash 20 ulëse në Kuvend që në fillim, plus ulëset që mund t’i fitojnë me vota, por gjithsej mund t’i kenë vetëm 20 ulëset e tyre të garantuara. 10 ulëse për komunitetin serb dhe 10 të tjera, për komunitetet tjera pakicë.

Nenad Rashiq, ministër i punës së mirëqenies sociale në Qeverinë e Kosovës, u shpreh për DW se vazhdimi edhe për një mandat i vendeve të rezervuara për pakicat, është në të mirë të imazhit të Kosovës.

“Vazhdimi i vendeve të rezervuara edhe për një mandat është në interes jo vetëm të komunitetit serb por të të gjitha komuniteteve”.

“Ne do të jemi këmbëngulës që vendet e rezervuara janë edhe në të mirë të Kosovës”.

“Unë personalisht mendojë se nëse Kosova edhe njëherë e dëshmon se i favorizon komunitetet, kjo shkon drejtpërdrejt në të mirë të qasjes ndërkombëtare për Kosovën dhe po ashtu për shumicën shqiptare të Kosovës”.

Më Shumë

Kryetari Xheladini dhe kryesuesja Skeraj reagojnë pas ndodhive në seancën e Kuvendit të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arijeta Skeraj përmes një reagimi publik kanë dhënë sqarime lidhur me...

Dy personave në Prizren u gjendet pistoletë dhe thikë në çanta

Policia e Kosovës njofton se të hënën është raportuar që te dy persona të dyshuar në çanta u është gjetur një pistoletë me gaz...

Lajmet e Fundit