21.6 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

“Refugjatët shqiptarë ngacmojnë plakën gjermane 75 vjeçe”

“Unë u ngrita dhe atëherë refugjati filloi të këlthasë: Fuck you, fuck you, ficki ficki! – Ishte shtazëri”.

Një video me titullin tendencioz “Refugjatët shqiptarë ngacmojnë plakën 75-vjeçare” është publikuar në “You Tube”. Gruaja e moshuar, e ndalur në rrugë, rrëfen në mikrofon sesa të pakënaqur janë qytetarët gjermanë nga prania e shumë e refugjatëve, që ua kanë trubulluar jetën.

Dhe në kohën kur ajo tregon shqetësimet e saj, duke nisur nga provokimet seksuale në tren prej një zezaku, një adoleshent hyn mes intervistës së saj duke i thënë se, jo të gjithë myslimanët janë të këqij dhe bën me të një debat të matur politik dhe bindës.

Plaka insiston se nuk thotë se janë të këqinj, por nuk mund të adoptohen me kristianët e megjithatë, i riu që mbështetet dhe nga dy shokë të tjerë, i thotë se ai është mysliman dhe ata nuk janë të këqinj. Po ashtu, edhe të krishterët vrasin, shprehet ai.

Djali po ashtu i kujton se çfarë ka thënë kancelarja Merkel për refugjatët, por gruaja e moshuar thotë: “Ajo nuk po i merr ata në shtëpinë e vet, madje as në Berlin, por po i degdis gjetkë”.

Dhe ndërsa ajo insiston për politikat e gabuara të Merkelit, adoleshenti i jep të kuptojë se e ka gabim, shumë gabim atë që mendon për myslimanët dhe refugjatët në tërësi.

E në fund, ai thotë: “Ok, megjithatë, ta dini që ne jemi shqiptarë! Ciao” – dhe ikën duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Ja përplasja e tyre “live” nisur nga rrëfimi i gruas gjermane:

“Është shtazëri! Unë jam 75 vjeçe! Isha ulur në trenin e metrosë. As që dua ta tregoj.

Një burrë i zi m’u ul në krah, me atë si e quani ju, telephone, laptop?! I vogël. Unë isha ulur pranë dritares dhe ai pranë meje me atë pajisjen në dorë. Kështu që ishte e qartë që ndonjëhërë do të hedhën ndonjë vështrim mbi atë. Po ai kishte një penis të ngrefosur në atë ekran! Dhe e kuptoi se unë isha duke e parë. Atëherë më pyeti:

“I mirë? Është i mirë?”

Ta dish, u ngrita dhe ika menjëhërë. Pastaj një djalë erdhi, një gjerman, ai u ul në krahun tjetër e më tha: “Vura re se ai ju ngacmoi!”

Unë ika, kur refugjati filloi të këlthasë: “Fuck you, fuck you, ficki ficki! – Ishte shtazëri!

Pesë minuta larg meje ndodhet një qëndër refugjatësh. Ata sollën 490 refugjatë në një rrugë me 250 banorë. Një grabitje pasonte tjetrën.

Në Elisen Street, mund t’jua them emrat. Ata e vodhën dy herë të njejtën shtëpi Brenda 14 ditëve. Është e pabesueshme. Polici kalonte dhe thoshte: Ok, mirë, por çfarë të bëjmë? Ata ngrinin supet. Po ata nuk kanë pse të habiten kur moshat e vjetra të votojnë të gjitha AfD, partinë e ekstremit të djathtë!

Për Vitin e Ri unë vija nga kisha dhe ishin 100 apo 150 refugjatë , por një burrë më shoqëroi në metro sepse unë nuk mund të kaloja atje vetëm”.

Pas kësaj, në bisedë ndërhyn djaloshi që debaton me gruan politikisht:

“Ok, po pse nuk është i pajtueshëm myslimanizmi me kristianizmin?” e pyet djali. Dhe ndërsa gruaja i flet për politikat e gabuara të Merkelit, ai i jep të kuptojë se ka gabim, shumë gabim atë që mendon për myslimanët dhe refugjatët në tërësi.Ok, megjithatë, ne jemi shqiptarë! Ciao” thotë ai dhe largohet me “shqiponjën e duarve”./Syri.net/

Më Shumë

Super spektakli i basketbollit vazhdon në Prizren

Finalet e “Play-off”-it po dhurojnë spektakël të basketbollit. Sfida me dramë dhe adrenalinë, raporton PrizrenPress. Bashkimi dhe Trepça po kërkojnë titullin e kampionit, derisa seria finale...

26 vjet nga masakra e Korishës ku forcat serbe përdorën civilët si mburojë, familjarët kërkojnë drejtësi

Familjarët e viktimave civile, që patën pësuar 26 vjet më parë nga bombat e NATO-s, pasi janë përdorur si mburojë nga forcat serbe në Korishë...

Lajmet e Fundit