Refuzoi ta pranonte si vajzën e tij, Eto’o humbet gjyqin

Kamerunasi Samuel Eto’o humbi një çështje në gjykatë.

Ish-sulmuesi i Barcelonës do të duhet t’i japë një pagesë mujore prej 1400 euro për vajzën e fundit të njohur dhe të lindur nga një lidhje me Adileusa do Rosario.

Nëna ka treguar reagimin e ish-futbollistit: “Kur i thashë që isha shtatzënë, ai m’u përgjigj se isha si të gjitha femrat që shkojnë të kërkojnë futbollistë, se isha një prostitutë dhe se duhet të bëja abort. Isha e dashuruar me të dhe mendova se ai do të sillej më mirë me mua”.

Gjykata civile e Madridit vendosi për çështjen, pas një gjyqi katërvjeçar. Vajzat e Eto’os janë tetë: Annie, Etienne, Junior, Sona, Sienna, Lynn, Maelle dhe tani Erika.

Legjenda e Kamerunit që po ashtu është ambasador në FIFA, nga tani e tutje do të ketë kujdesin për vajzën dhe nëna e saj do të marrë një dëmshpërblim të madh.

Kujtojmë se në muajt e fundit bota e futbollit është e përfshirë nga skandalet, me disa futbollistët që kanë akuza për përdhunime dhe kërcënime me vrasje.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit