-5.1 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Rekomandohet lehtësimi i masave – kufizimi i lëvizjes zhvendoset nga ora 24:00, zgjatet orari i gastronomisë

Komiteti për menaxhim të pandemisë, në mbledhjen e mbajtur sot ka rekomanduar lehtësim të masave antiCOVID, të cilët pritet të miratohen nesër.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Drin Podrimqaku, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ai tha se ora policore është rekomanduar të zhvendoset në orën 24:00, ndërsa puna e gastronomisë të lejohet deri në orën 23:00.

Për qytetarët që hyjnë në Kosovë do të nevojiten dy doza të vaksinës apo nëse kanë një dozë nevojitet testi PCR.

E ministri Rifat Latifi ka thënë se nëse është e nevojshme mund të ketë përsëri shtrëngim të masave. /Telegrafi/

Më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme, KQZ: Procesi i votimit nisi me kohë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në konferencën e parë për media pas fillimit të procesit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, njoftoi se procesi...

Fatmir Ademaj nga LDK-ja zgjidhet kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës

Sot, Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen e saj, ku është bërë zgjedhja kryesuesit të kuvendit. Me shumicë të votave të...

Lajmet e Fundit