8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Rektori Vataj priti në takim drejtorin e organizatës ndërkombëtare CNVP, Ross Bull

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të hënën ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të organizatës CNVP(Building a Greener Economic Environment), z. Ross Bull, me të cilin ka diskutuar për mundësinë e lidhjes së një memorandumi të bashkëpunimit.

Rektori Vataj theksoi se e mirëpret bashkëpunimin me organizatën në fjalë, duke e konsideruar të nevojshëm për ngritjen e kapaciteteve të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

z. Ross Bull, drejtor ekzekutiv i organizatës CNVP, theksoi se objektiv i tyre është që të lidhin bashkëpunim me partnerë të ri në sektorin privat, publik dhe në universitete dhe në këtë kuadër është i mirëseardhur bashkëpunimi edhe me Universitetin e Prizrenit.

Në këtë takim palët e pajtuan që të nisin me draftimin e memorandumit të bashkëpunimit që pritet të nënshkruhet në një të ardhme të afërt.

CNVP fokusohet në ndërtimin e një mjedisi ekonomik të gjelbër. Përdor analiza të bazuara në dëshmi për të përmirësuar jetesën e qëndrueshme të komuniteteve rurale dhe shoqërisë civile të prekura nga procesi i vazhdueshëm i ndryshimeve mjedisore dhe klimaterike.

Përforcimi i kapaciteteve të CNVP përfshin: menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve; ndryshimin e klimës, mjedisin dhe menaxhimin e burimeve natyrore; zhvillimi agro-rural; energjisë së rinovueshme dhe menaxhimit të mbetjeve, duke përfshirë ndotjen ndërkufitare të ujit; mobilizimi i komunitetit, shoqëria civile dhe qeverisja; si dhe çështjet e pranimit në Evropë dhe çështjet përkatëse të politikave.

CNVP aktualisht është aktive në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Më Shumë

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

A do t’ia prishë Rahoveci ecurinë Trepçës këtë fundjavë?

Kampioni në fuqi dhe lideri Trepça këtë fundjavë i shkon Rahovecit në kërkim të fitores së 19-të me radhë. Rahovecasit mund të hyjnë të frymëzuar...

Lajmet e Fundit