Rektori Vataj viziton Universitetin e Innsbruck-ut në Austri

20150224_165410Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren,Ramë Vataj,gjatë vizitës që po zhvillon në Gjermani e Austri, në kuadër të angazhimeve për afirmimin ndërkombëtar të Universitetit, është takuar me Rektorin e Universitetit të Innsbruck-ut, Tilmann Märk.

Në takim është diskutuar për bashkëpunim në fushat akademike, ku së shpejti pritet të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit, e cila do të realizohet në Prizren, gjatë vizitës që menaxhmenti i këtij universiteti do të zhvillojnë në UPZ.

Bashkëpunimi me këtë universitet për UPZ-në është një arritje e madhe dhe mundësi e mirë për të përfituar nga përvoja, duke marr parasysh se Universiteti i Innsbruck-ut ka nxjerr 4 Nobelista.

Rektori i Universitetit të Innsbruck-ut premtoi mbështetje të pa rezervë për konsolidimin e mëtutjeshëm të UPZ-së përmes ofrimit të përvojës, dërgimit të profesorëve vizitorë në UPZ për ligjërim në nivelin Master, bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të programit ERASMUS. Rektori i këtij universiteti prestigjioz austriak gjithashtu premtoi ofrimin e dy bursave për studentë të UPZ-së në nivelin Master në Universitetin e Innsbruck-ut.

Pjesë e delegacionit të UPZ ishte edhe Prof. Ass. Bashkim Zahiti, profesor në UPZ, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues, një kuadër që vjen nga universitetet prestigjioze evropiane.

Objektiv i Rektorit Vataj është edhe avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mobiliteti i personelit të universitetit dhe studentëve. Rektori Vataj krahas konkretizimit të realizimit të marrëveshjeve të deritanishme me universitetet ndërkombëtare në regjion dhe më gjerë, synon edhe lidhjen e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit me universitetet e ndryshme evropiane./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit